Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 37-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

FIFA refuzon ankesën e Belgjikës, Balogun autorizohet të luajë ndaj SHBA-së

FIFA refuzon ankesën e Belgjikës, Balogun autorizohet të luajë ndaj SHBA-së

19:17, 06/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

FIFA i ka dhënë fund një prej polemikave më të mëdha të Botërorit 2026, duke refuzuar zyrtarisht ankesën e Federatës Belge të Futbollit lidhur me aktivizimin e Folarin Balogun në ndeshjen e 1/8-ve të finales mes Shteteve të Bashkuara dhe Belgjikës.

Sulmuesi amerikan ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen ndaj Bosnjë Hercegovinës, por FIFA vendosi më pas të pezullojë dënimin, duke i hapur rrugën rikthimit të tij në fushë. Vendimi shkaktoi reagime të shumta, sidomos pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pranoi se kishte biseduar me presidentin amerikan Donald Trump për këtë çështje.

Federata Belge e kundërshtoi vendimin me një ankesë zyrtare, por Komisioni i Apelit i FIFA-s e shpalli atë të papranueshme.

“Federata Mbretërore Belge e Futbollit (RBFA) ka marrë vendimin e Komisionit të Apelit të FIFA-s, të nënshkruar nga anëtari i tij, Salman Al Ansari, i cili e shpall të papranueshme ankesën e RBFA-së dhe konfirmon vendimin e mëparshëm që lejon futbollistin amerikan Folarin Balogun të luajë”, thuhet në komunikatën e federatës belge.

Megjithatë, belgët vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj mënyrës se si është trajtuar rasti, duke pretenduar se FIFA ende nuk u ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

“Deri më sot, RBFA nuk ka marrë asnjë arsyetim për këtë vendim dhe as informacionet që ka kërkuar që në fillim të procedurës, përfshirë një kopje të vendimit që e shpall lojtarin të ligjshëm për të luajtur, arsyetimin përkatës dhe raportin e arbitrit. Kjo përbën shkelje të rregulloreve të FIFA-s”, theksohet më tej.

Në fund të deklaratës, Federata Belge bëri të ditur se e ka njoftuar Federatën Amerikane të Futbollit se vazhdon ta kundërshtojë të drejtën e Balogun-it për të luajtur, nëse ai përfshihet në protokollin zyrtar të ndeshjes.

“Kjo lë të hapur mundësinë për veprime të tjera në të ardhmen”, përfundon komunikata.

Pavarësisht kundërshtimeve të Belgjikës, Balogun do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë në përballjen e shumëpritur të 1/8-ve të finales.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco