Bruno Guimarães është bërë protagonist i një momenti historik të padëshiruar për Brazilin, pas eliminimit të “Seleçaos” nga Botërori 2026. Brazili u mposht 2-1 nga Norvegjia në 1/8-at e finales, duke mbyllur në mënyrë zhgënjyese rrugëtimin në turne.
Mesfushori brazilian humbi një penallti në pjesën e parë të ndeshjes, duke hyrë kështu në historinë e futbollit brazilian për një rekord negativ. Ai u bë lojtari i parë i Brazilit në 40 vite që gabon një penallti gjatë kohës së rregullt në një ndeshje të Kupës së Botës, pa përfshirë seritë e penalltive.
I fundit që kishte dështuar nga pika e bardhë në një situatë të tillë ishte legjenda Zico, i cili nuk arriti të shënonte ndaj Francës në çerekfinalen e Botërorit 1986 në Meksikë.
Gabimi i Guimarães rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes, pasi Norvegjia shfrytëzoi rastin dhe siguroi një fitore historike 2-1, duke kaluar në çerekfinale dhe duke eliminuar Brazilin nga gara.
© SYRI.net