Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 37-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Mbrojtja e dobët e Infantinos: Po, Trump me telefonoi, por organet disiplinore janë...

Mbrojtja e dobët e Infantinos: Po, Trump me telefonoi, por organet disiplinore janë...

18:23, 06/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar sërish lidhur me polemikat që po shoqërojnë rastin e Folarin Balogun në Botërorin 2026, duke theksuar se organet disiplinore të federatës janë plotësisht të pavarura dhe vendimet e tyre nuk ndikohen nga askush.

Debati u ndez pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pranoi publikisht se kishte kontaktuar Infantinon për të kërkuar anulimin e pezullimit të sulmuesit amerikan, pas kartonit të kuq ndaj Bosnjë Hercegovinës.

Në një komunikatë zyrtare, Infantino konfirmoi se kishte pasur një bisedë me Trump-in, por theksoi se procesi vendimmarrës në FIFA mbetet i pandikuar.

“Kam lexuar komentet publike mbi vendimin e Komitetit të Pavarur Disiplinor të FIFA-s për pezullimin e Folarin Balogun dhe dua të ritheksoj një parim themelor të qeverisjes së FIFA-s. Organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura. Ato veprojnë në autonomi, zbatojnë Kodin Disiplinor dhe vendosin rastet bazuar në rregullat dhe faktet përkatëse. Pavarësia e tyre është thelbësore për kredibilitetin dhe integritetin e futbollit”, deklaroi ai.

Më tej, Infantino pranoi se komunikon rregullisht me liderë shtetërorë dhe figura të ndryshme të futbollit, përfshirë edhe Presidentin amerikan.

“Po, flas rregullisht për çështje të Kupës së Botës me Presidentin e SHBA-së dhe kam marrë një telefonatë nga Donald Trump, ashtu siç marr nga krerë shtetesh dhe drejtues të tjerë në mbarë botën. Gjatë bisedës i shpjegova se procesi ishte në duart e organeve të pavarura dhe se vendimi do të merrej në kohën e duhur nga institucionet përkatëse”, shtoi ai.

Në fund, kreu i FIFA-s mbrojti fuqishëm edhe Komitetin Disiplinor, duke theksuar se pavarësia e tij është e panegociueshme.

“Lexoj vendimet e Komitetit Disiplinor kur publikohen. Ndonjëherë më surprizojnë, ndonjëherë jam dakord, ndonjëherë jo. Por gjithmonë i respektoj ato. Respekti për institucionet e pavarura është ajo që mbron integritetin e garave tona dhe kredibilitetin e FIFA-s”, përfundoi Infantino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco