Lajmi i fundit

LIVE/ 'Ndryshimi fillon me ne', qyetarët protestë para parlamentit

VIDEO/ Surprizë në Botëror, Paraguai ndëshkon Gjermaninë në pjesën e parë

VIDEO/ Surprizë në Botëror, Paraguai ndëshkon Gjermaninë në pjesën e parë

23:20, 29/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Po luhet një nga ndeshjet e fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës 2026, ku Paraguai ka befasuar Gjermaninë duke kaluar në avantazh 1-0 në minutën e 42-të.

Heroi i momentit është Julio Enciso, i cili gjeti rrugën e rrjetës pas një aksioni të mirë të paraguajanëve, duke heshtur tifozët gjermanë dhe duke i dhënë skuadrës së tij një epërsi të rëndësishme.

Gjermania e nisi ndeshjen duke kontrolluar posedimin dhe krijoi disa raste të mira me Deniz Undav, Florian Wirtz dhe Kai Havertz, por nuk arriti të konkretizojë dominimin në gol.

Nga ana tjetër, Paraguai u tregua shumë i rrezikshëm në kundërsulme dhe në goditjet standarde. Pas disa sinjaleve të qarta në portën e Manuel Neuerit, skuadra amerikano-jugore u shpërblye me golin e Encisos në fundin e pjesës së parë.

https://streamff.pro/v/e59ff769

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco