Neymar pritet të rikthehet në Botëror ndaj Skocisë

Neymar pritet të rikthehet në Botëror ndaj Skocisë

23:38, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ylli i Brazilit, Neymar, pritet të bëjë rikthimin e tij në Kupën e Botës 2026 në ndeshjen ndaj Skocisë, të mërkurën mbrëma, në Miami, pasi ka humbur dy takimet e para të fazës së grupeve për shkak të një dëmtimi në pulpë.

Sulmuesi brazilian është rikuperuar nga lëndimi dhe ka një javë që është kthyer në stërvitje me grupin, duke shtuar optimizmin në kampin e “Seleçaos”. Megjithatë, stafi teknik i Brazilit nuk dëshiron të rrezikojë gjendjen e tij fizike.

Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur që të menaxhojë me kujdes minutazhin e numrit 10, duke planifikuar një aktivizim të pjesshëm të tij, rreth 20 minuta në fund të ndeshjes, për ta rikthyer gradualisht në ritmin e garës.

Ideja është që Neymar të mos ekspozohet ndaj ngarkesës së plotë menjëherë, por të përgatitet për një rol më të madh në fazën me eliminim direkt, ku Brazili synon të mbështetet fuqishëm te përvoja dhe talenti i tij.

Rikthimi i tij shihet si një shtysë e madhe për skuadrën braziliane, e cila deri tani ka luajtur pa një nga liderët e saj kryesorë në këtë turne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco