Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se të dhënat e inteligjencës tregojnë përgatitjen e një sulmi të ri masiv rus ndaj Ukrainës, njoftoi ai në platformën X.
Zelensky deklaroi se një veprim i tillë është tipik për Presidentin rus Vladimir Putin - të godasë menjëherë pas Ditës së Pavarësisë Amerikane dhe në prag të samitit të NATO-s në Ankara.
"Rusia dëshiron të sjellë më shumë të keqe dhe të vrasë njerëz. Ju lutem rrini të sigurt dhe dëgjoni sinjalet paralajmëruese ajrore", u tha Volodymyr Zelensky qytetarëve të Ukrainës. Ai iu drejtua në veçanti partnerëve të Ukrainës, duke theksuar se çdo vonesë në dorëzimin e raketave për sistemet Patriot do të thotë humbje e jetëve njerëzore dhe inkurajon Rusinë të vazhdojë luftën.
“Bota ka sasinë dhe cilësinë e nevojshme të mbrojtjes ajrore. Vendimet tuaja janë të nevojshme për të siguruar mbrojtjen e vërtetë të jetës në Ukrainë . Para së gjithash, këto janë vendime të Shteteve të Bashkuara, vendeve të forta të Evropës dhe botës. Jini aktivë në vendimet tuaja dhe mbroni jetët. Raketat për Patriotët nevojiten tani në njësitë ukrainase, jo në depo”, theksoi Zelensky në një njoftim video, duke falënderuar të gjithë ata që ofrojnë ndihmë të vërtetë për Ukrainën.
© SYRI.net