Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello ka bërë me dije se 100 persona u vranë në sulmin e së shtunës nga SHBA-të që solli edhe arrestimin e presidentit, Nicolas Maduro. Sipas tij gruaja e Maduros, Celia Flores u plagos në kokë gjatë bastisjes amerikane. Ai u shpreh se edhe Maduro u plagos në këmbë.
Karakasi nuk kishte njoftuar një numër të viktimave por forcat e armatosura publikuan një listë me 23 emra të cilët humbën jetën.
Zyrtarët venezuelianë kanë thënë se shumë anëtarë të sigurisë së Maduros u vranë me gjakftohtësi, ndërsa Kuba ka thënë se 32 anëtarë të forcave të saj të armatosura dhe shërbimeve të inteligjencës të stacionuara në Venezuelë u vranë.
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, shpalli një javë zie të martën për anëtarët e forcave të armatosura të vrarë në bastisje.
© SYRI.net