Vance: Epstein ishte i lidhur me 'shtetin e thellë' izraelit dhe inteligjencën amerikane/ Çfarë dimë

Vance: Epstein ishte i lidhur me 'shtetin e thellë' izraelit dhe inteligjencën amerikane/ Çfarë dimë

18:16, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë në podcast, Vance pranoi gjithashtu se administrata Trump"gaboi" në mënyrën si komunikoi për dosjet Epstein.

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, tha se JeffreyEpstein"dukej se kishte lidhje" me elementë të "shtetit të thellë" izraelit, si edhe me "nivelet më të larta të inteligjencës amerikane".

Në një intervistë të gjatë me podkasterinJoeRogan të mërkurën, Vance pranoi gjithashtu se administrata Trump"gaboi" në mënyrën si komunikoi me publikun për dosjet Epstein.

Epstein njihej si financier dhe figurë e njohur e shoqërisë së lartë, para se të dënohej për disa vepra penale seksuale në SHBA.

I njohur për rrjetin e gjerë të lidhjeve me elitën botërore, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza për trafikim seksual.

Në vitin 2008 ai pranoi fajësinë në një gjykatë në shtetin e Floridës dhe u dënua për sigurimin e një të miture për prostitucion. Megjithatë, kritikët e kanë cilësuar atë dënim relativisht të lehtë si një "marrëveshje favorizuese". Viktimat e tij kanë pretenduar se ai drejtonte një rrjet të gjerë trafikimi seksual që përdorej nga persona me pushtet.

Përveç çështjes Epstein, Vance foli edhe për politikën e jashtme amerikane, luftën me Iranin dhe marrëdhëniet SHBA-Izrael në intervistën gati treorëshe, e cila u pa më shumë se një milion herë në YouTube brenda më pak se 24 orësh.

Çfarë tha Vance për Epstein-in?

Rreth 1 orë e 47 minuta pas fillimit të intervistës, JoeRogan e pyeti Vance-in: "Shumica e njerëzve mendojnë se ai (Epstein) ishte i Mossad-it."

Vance u përgjigj: "Po, i Mossad-it ose i CIA-s, ose i ndonjë shteti tjetër të thellë, qoftë në Amerikë, Izrael apo ndonjë vend tjetër. Ai qartazi kishte lidhje me nivelet më të larta të inteligjencës amerikane. Po ashtu kishte lidhje me nivelet më të larta të inteligjencës izraelite."

Më tej, zëvendëspresidenti amerikan pretendoi se Epstein"dukej se ishte i lidhur me elementët e shtetit të thellë izraelit që ishin në të majtën e spektrit politik".

"Nuk ishte se ai të kishte lidhje shumë të forta me të djathtën e politikës izraelite," tha ai, duke shtuar se Epstein kishte miq si në të majtën, ashtu edhe në të djathtën politike në SHBA.

"Në Amerikë ai kishte miq në të gjithë spektrin politik, gjë që nuk ndodhte domosdoshmërisht në Izrael," tha Vance.

Megjithatë, ai shtoi se nuk ekzistojnë dokumente që e lidhin drejtpërdrejt Epstein-in me agjencitë amerikane të inteligjencës ose me ndonjë shërbim të huaj. Më pas ai tha se, "nëse një dokument i tillë ka ekzistuar ndonjëherë, ai nuk do të ekzistonte më në vitin 2026".

A ka prova që e lidhin Epstein-in me Izraelin?

Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi në janar 2026 rreth 3,5 milionë dokumente që lidhen me Epstein-in, të njohura si "dosjet Epstein". Asnjë prej tyre nuk tregon në mënyrë të qartë se Epstein ishte një agjent i shërbimeve të inteligjencës.

Megjithatë, dokumentet zbuluan shumë informacione.

Një memorandum i FBI-së nga viti 2020 citon një burim që besonte se Epstein"ishte rekrutuar nga Mossad-i" dhe "ishte trajnuar si spiun".

Dokumentet tregojnë gjithashtu se Epstein kishte shkëmbyer shumë email-e me politikanë të lartë izraelitë, përfshirë ish-ministrin e Mbrojtjes EhudBarak, si dhe me veteranin e Mossad-it, Yoni Koren, i cili ishte vizitor i rregullt në rezidencën e Epstein-it në Nju Jork.

Sipas email-eve, ata kishin marrëdhënie të afërta dhe Epstein thuhet se pagoi trajtimin e Korenit për kancer në vitin 2012.

Përmes fondacionit të tij, Epstein financoi edhe organizata izraelite, duke dhuruar 25,000 dollarë për organizatën Friendsof the IsraelDefenseForces, që mbështet ushtrinë izraelite, dhe 15,000 dollarë për Fondin Kombëtar Hebraik.

Pretendimet se Epstein punonte për Izraelin janë bërë aq të përhapura, sa edhe kryeministri izraelit BenjaminNetanyahu reagoi në rrjetet sociale.

"Marrëdhënia jashtëzakonisht e afërt e JeffreyEpstein-in me EhudBarakun nuk tregon se Epstein punonte për Izraelin. Përkundrazi, provon të kundërtën," shkroi Netanyahu në shkurt.

Kush është PamBondi dhe çfarë tha Vance për të?

Gjatë intervistës, Vance tha gjithashtu se nuk beson se ish-prokurorja e përgjithshme amerikane, PamBondi, ka vepruar me qëllime të këqija gjatë drejtimit të Departamentit të Drejtësisë.

Edhe pse ligji "EpsteinFilesTransparencyAct" kërkonte publikimin e të gjitha dokumenteve në nëntor, Bondi dhe departamenti i saj mbajtën të fshehura disa dosje që lidhen me Epstein-in.

Ajo deklaroi gjithashtu se një listë e pretenduar e klientëve të Epstein-in"ndodhej mbi tavolinën time", por më vonë rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë. Bondi u shkarkua nga detyra në prill, mes polemikave për dosjet Epstein.

"E njoh Pamin. Më pëlqen Pami. Nuk besoj se kishte ndonjë qëllim të keq," tha Vance për Rogan-in. "Mendoj se ajo po përpiqej t'i përgjigjej presionit politik. Besoj se e mbivlerësoi atë që kishim dhe atë që nuk kishim."

Sipas Vance-it, për këtë arsye Bondi u kritikua ashpër në publik dhe kjo bëri që shumë njerëz të humbnin besimin te përpjekjet e administratës për transparencë lidhur me dosjet Epstein.

"Ne e djallosëm me komunikimin për dosjet Epstein. Kjo është e padiskutueshme," tha Vance. "Por a mendoj se e bëmë këtë sepse po përpiqeshim të fshihnim diçka? Jo."/ AlJazeera – Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco