Ish-drejtori i autostradave dënohet me 12 vjet burg për shembjen e urës në Xhenova që vrau 43 persona

Ish-drejtori i autostradave dënohet me 12 vjet burg për shembjen e urës në Xhenova që vrau 43 persona

16:43, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-drejtori i operatorit italian të autostradave, Giovanni Castellucci, u dënua me 12 vjet burg për shembjen e urës Morandi në Gjenova në gusht 2018.

BBC raporton se prokurorët kërkuan një dënim shumë më të gjatë me burg për ish-drejtorin e Autostrade per l'Italia, Giovanni Castellucci .

Tragjedia në Xhenova vrau 43 persona kur një urë autostrade që kalonte nëpër qytet u shemb gjatë një stuhie të madhe shiu në kulmin e sezonit turistik të verës, duke bërë që makinat dhe kamionët të zhyteshin në një përrua.

Castellucci, i cili tashmë po vuan një dënim me gjashtë vjet burg për aksidentin e vitit 2013, ishte një nga 57 të pandehurit në gjyq në Xhenova. Një tjetër zyrtar i lartë i kompanisë së menaxhimit të autostradave, Michele Donferi Mitelli, u dënua me 11 vjet burg.

Çfarë ndodhi në Xhenova?

Mëngjesin e 14 gushtit 2018, një pjesë e viaduktit 200 metra të gjatë, të ndërtuar në vitet 1960, u shemb gjatë një stuhie dhe qindra automjete ranë përtokë.Imazhet e rrëzimit të viaduktit bënë xhiron e botës dhe tronditën italianët në ditën e tyre më të ngarkuar të udhëtimit, kur miliona njerëz nisen për pushimet e tyre tradicionale në Ferragosta më 15 gusht, në kulmin e sezonit të verës.

Prokurorët paraqitën argumentin se shembja ndodhi për shkak të neglizhencës prej vitesh të mirëmbajtjes dhe kërkuan dënime kolektive prej gati 400 vitesh për të gjithë të pandehurit. Të pandehurit mohojnë se kanë bërë diçka të paligjshme dhe thonë se rënia u shkaktua nga një defekt në ndërtim.

Vendimet dhe dënimet do të përfundojnë një gjyq që ka parë më shumë se 280 seanca dëgjimore gjatë katër viteve.

Ekspertët italianë përcaktuan në shkurt të vitit 2018 se korrozioni në kabllot metalike që mbanin mbikalimin në Xhenova kishte dobësuar forcën dhe aftësinë e tij mbajtëse të ngarkesës me 20 përqind, dhe ky zbulim u njoftua disa muaj para se të shembej një pjesë e mbikalimit.

Ndryshe, përfaqësuesit e autoriteteve në Serbi e krahasuan tragjedinë në Gjenova me shembjen e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, në të cilën humbën jetën 16 persona, duke deklaruar se aksidente të tilla ndodhin kudo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco