Vala e të nxehtit e muajit të kaluar vrau të paktën 14,000 njerëz në Evropën Perëndimore

Vala e të nxehtit e muajit të kaluar vrau të paktën 14,000 njerëz në Evropën Perëndimore

22:24, 14/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vala rekord e të nxehtit e muajit të kaluar vrau të paktën 14,000 njerëz në të gjithë Evropën Perëndimore, duke e bërë atë një nga katastrofat klimatike më vdekjeprurëse të kontinentit, raporton Politico.

Vala e të nxehtit, e cila filloi rreth 18 qershorit dhe zgjati deri më 1 korrik, theu rekorde në disa vende dhe shkencëtarët thonë se temperatura të tilla do të kishin qenë praktikisht të pamundura pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga djegia e lëndëve djegëse fosile.

Të dhënat e analizuara nga Politico treguan se pati rreth 2,000 vdekje në Francë, 1,740 në Belgjikë, 6,800 në Gjermani, 480 në Holandë, 810 në Spanjë dhe 2,200 në Britaninë e Madhe.

Një grup i veçantë të dhënash i publikuar të hënën nga EuroMOMO, një shërbim monitorimi i vdekshmërisë i mbështetur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, tregoi se 27 vendet anëtare të saj raportuan 10,650 vdekje shtesë midis 22 dhe 28 qershorit.Vdekjet shtesë përfaqësojnë një rritje të vdekshmërisë krahasuar me nivelet mesatare, dhe këto të dhëna përdoren për të vlerësuar shpejt efektin vdekjeprurës të valëve të të nxehtit.

"Ka shumë të ngjarë që këto shifra të lidhen kryesisht me nxehtësinë", tha Lasse Skafte Vestergaard i Institutit Statens Serum të Danimarkës, i cili ofron shërbimin EuroMOMO.

“Aktualisht nuk ka shpjegime të tjera të dukshme ose kërcënime për shëndetin publik në Evropë që mund të shpjegojnë këtë, dhe shifrat janë vërtet të pazakonta”, tha Westergaard për Politico.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco