Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e senatorit amerikan Lindsey Graham, duke i bërë homazhe të ndjerit në një postim në rrjetin e tij social Truth.
Trump e quajti Graham “një nga njerëzit dhe senatorët më të mëdhenj” që kishte njohur, duke theksuar përkushtimin dhe patriotizmin e tij.
“Senatori Lindsey Graham, një nga njerëzit dhe senatorët më të mëdhenj që kam njohur ndonjëherë, ka ndërruar jetë! Ai ishte gjithmonë një punëtor i palodhur dhe një patriot i vërtetë amerikan. Lindsey do të na mungojë shumë!!!”, tha presidenti amerikan në postimin e tij, pas njoftimit zyrtar të vdekjes së Graham.
Senator Lindsey Graham, one of the greatest people and Senators I have ever known, is dead! He was always working, and was a true American Patriot. Lindsey will be greatly missed!!! DETAILS AND ARRANGEMENTS TO FOLLOW. So sad!President DONALD J. TRUMP
( TS: Jul 12 2026, 3:21 AM… pic.twitter.com/clCG7t5Wf9
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu gjithashtu trishtimin e tij, duke deklaruar se Izraeli kishte humbur “një nga miqtë e tij më të mëdhenj”. Në një deklaratë nga zyra e tij, Netanyahu vuri në dukje se Graham e kuptonte thellësisht se siguria e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme.
“Izraeli ka humbur një nga miqtë e tij më të mëdhenj. Amerika ka humbur një patriot të madh. Unë kam humbur një mik të dashur”, shtoi kryeministri izraelit, duke i bërë homazhe personalisht senatorit amerikan.
Në postime të ndara në X, Presidenti izraelit Isaac Herzog, Ministri i Mbrojtjes Israel Katz, Ministri i Jashtëm Gideon Saar dhe ish-kryeministri Naftali Bennett e quajtën Graham një mik të vërtetë të Izraelit dhe një nga mbështetësit e tij më të zjarrtë në skenën ndërkombëtare.
© SYRI.net