Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot në Paris se ishte arritur një marrëveshje e rëndësishme midis Ukrainës dhe Francës, të cilën ai e përshkroi si "një element të bashkëpunimit në mbrojtje me Ukrainën".
Zelensky tha se kishte marrë licenca për prodhimin e armëve - raketave kruiz Scalp, të përdorura nga ushtria franceze , bombave AASM (armë ajër-tokë të prodhuara nga Safran francez) dhe në bashkëpunim me Italinë raketave Aster-30 nga prodhuesi franko-italian Eurosam.
Franca dhe Italia do ta furnizojnë Ukrainën gjithashtu me sisteme të reja dhe të përmirësuara franko-italiane SAMP-T NG, prodhimi i të cilave filloi në shkurt 2023, raportuan mediat franceze.Këto janë sisteme raketash tokë-ajër, të cilat Zelensky i përshkroi si efektive.
"Dy sisteme SAMP/T, nga gjenerata e mëparshme, do të forcojnë gjithashtu mbrojtjen tonë duke filluar nga ky vit", tha presidenti ukrainas, i cili konfirmoi se vendi i tij do të blejë 16 avionë luftarakë Rafale.
Trajnimi i pilotëve dhe mekanikëve ukrainas në Francë duhet të fillojë këtë vit. Më pas, katër avionët e parë Rafale do t'u dorëzohen forcave të armatosura ukrainase, shtoi Zelensky.
© SYRI.net