Në një zjarr që shpërtheu sot në një jetimore në periferi të kryeqytetit të Algjerisë, 11 persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën, raportuan mediat shtetërore.
Zjarri shpërtheu në një jetimore në zonën e Muhammadiya, në periferitë lindore të qytetit të Algjerit .
Dhjetë persona të plagosur pësuan djegie të shkallëve të ndryshme, ndërsa ekipet e emergjencës evakuuan pesë persona me aftësi të kufizuara në një vend të sigurt, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Agjencia deklaroi se zjarri është ende duke u shuar, por nuk njoftoi identitetin e viktimave, moshën e tyre apo shkakun e zjarrit, raporton Reuters.
Për shkak të valës së të nxehtit që ka goditur Algjerinë ditët e fundit, shërbimet e mbrojtjes civile kanë shuar 913 zjarre në të gjithë vendin që nga 8 korriku, tha agjencia shtetërore APS, duke cituar Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes Civile.
© SYRI.net