Irani ka bërë të ditur se nuk planifikon të rikthehet në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara, ndërsa paralajmëron se do t'u përgjigjet me vendosmëri sulmeve amerikane.
Qëndrimi vjen në një kohë kur tensionet mes dy vendeve vijojnë të mbeten të larta.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, bëri të ditur se për momentin nuk ka asnjë plan për negociata dhe se fokusi i autoriteteve iraniane mbetet mbrojtja e vendit.
Baghaei foli para gazetarëve në Teheran, gjatë një ceremonie përkujtimore për dhëndrin e ndjerë të liderit suprem Ali Khamenei.
Ai shtoi se Irani nuk do t'i përmbahet asnjë marrëveshjeje në rast se Shtetet e Bashkuara nuk respektojnë detyrimet e tyre, duke lënë të kuptohet se çdo zhvillim i ardhshëm do të varet nga veprimet e Uashingtonit.
© SYRI.net