Shkup: Parlamenti nuk bie dakord për Kodin Zgjedhor

Shkup: Parlamenti nuk bie dakord për Kodin Zgjedhor

17:40, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në vend të kompromisit, partitë politike vazhdojnë me akuza të ndërsjellta për përgjegjësinë e bllokimit të reformës zgjedhore. Me 15 korrik Maqedonia e Veriut duhej t'i dërgonte raport BE-së për reformat e kryera, ku prioritare ishte ndryhimi i Kodit zgjedhor.

Mickovski: Opozita nga frika e humbjes bllokon Kodin Zgjedhor

Përplasjet më të mëdha dhe qendrimet diametralisht të kundërta midis pozitës dhe opozitës për ndyshimin e Kodit zgjedhor kishin të bëjnë me votimin e diasporës, me numrin e njësive zgjedhore dhe financimin  e partive më të vogla. Kryeministri Hristijan Mickoski nga rradhët e VMRO-DPMNE-së ka qenë këmbëngulës për mundësinë që diaspora të votojë në mënyre elektronike ose përmes postës: "Qëllimi i qeverisë është që të rikthejë mërgatën përsëri në shtëpi por kjo nuk do të ishte e mundur nëse atyre u pamundësohet votimi në zgjedhje”, u shpreh Mickoski. Mickoski akuzoi partitë opozitare LSDM dhe Levica, se kanë radikalizuar qëndrimet e tyre lidhur me Kodin Zgjedhor dhe mundësinë e votimit të diasporës nga frika e humbjes në zgjedhjet e ardhshme.

LSDM: Nuk do të lejojmë grabitje zgjedhore

Socialdemokratët në opozitë vlersojnë se votimi elektronik ose me postë pa verifikim të rreptë institucional e bën të pamundur përcaktimin e identitetit të votuesit dhe mbrojtjen e sekretit të votës. "Ky është një anashkalim i drejtpërdrejtë i rregullave zgjedhore. LSDM nuk do të lejojë grabitje zgjedhore, ne kemi detyrim të mbrojmë votën dhe nuk i pranojmë lojërat e VMRO-DPMNE-së”, thonë nga LSDM.

Sipas partisë opozitare Levica, votimi elektronik nga diaspora nuk ka qenë kurrë pjesë e rekomandimeve të ODIHR-it, as çështja më e rëndësishme për demokracinë e Maqedonisë, siç pretendon VMRO-DPMNE.

"Një njësi zgjedhore dhe një Kod i ri Zgjedhor ishin arsyeja pse u formua Grupi i Punës në radhë të parë. Një njësi zgjedhore nuk është një kërkesë e re e së Majtës e shpikur brenda natës, është folur për të me dekada”, deklaron partia opozitare Levica.

E njëjta procedurë të vlejë për të gjitha zgjedhjet

Ndërkohë, edhe BDI-ja ka kërkuar ndryshimin e modelit zgjedhor, duke u deklaruar për një njësi zgjedhore me lista të hapura dhe prag zgjedhor prej 5 për qind. Nga kjo parti thonë, se ky qëndrim është mbajtur vazhdimisht gjatë bisedimeve për Kodin Zgjedhor.

Nga Lidhja Shqiptare pajtohen për votimin e diasporës, qoftë me postë qoftë në formë elektronike. Megjithatë, kërkesa e tyre është që e njëjta procedurë të vlejë edhe në zgjedhjet lokale. "Në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mundet të votojë diaspora e në zgjedhjet lokale jo. Unë nuk e di se pse nuk lejohet të votojë mërgata edhe në zgjedhjet lokale. Ata janë qytetarë të këtij vendi, kanë të drejtë kushtetuese të votojnë dhe shteti ka për detyrë që të krijojë mundësitë që qytetari të realizojë të drejtën e votës”, thotë Elmi Aziri nga Lidhja Shqiptare.

Pas bisedimeve të pasuksesshme për ndyshimin e Kodit Zgjedhor, kryeministri Mickovski thotë, se qeveria mbetet e përqendruar në realizimin e mandatit deri në vitin 2028, nga ana tjetër opozita vlerësoi se e vetmja zgjidhje për situatën aktuale politike janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare./ DW/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco