Departamenti amerikan i Shtetit me një raport 'shumë kritik ndaj Izraelit'

Departamenti amerikan i Shtetit me një raport 'shumë kritik ndaj Izraelit'

11:31, 10/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të paraqes një raport në Kongres i cili thuhet të jetë shumë kritik ndaj Izraelit, por nuk arrin të konkludojë nëse izraelitët kanë shkelur kushtet për përdorimin e armëve amerikane.

Siç është raportuar së fundmi, SHBA-ja po shqyrton përdorimin e armëve nga Izraeli dhe gjashtë vende tjera të përfshira në konflikte të ndryshme të armatosura.

Ky hap vjen pasi edhe administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ishte caktuar të raportonte në Kongres nëse Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar humanitar në Gazë.

Një memorandum i sigurisë kombëtare, NSM-20, i lëshuar nga Joe Biden në shkurt, kërkonte që departamenti t’i raportonte Kongresit se sa të besueshme janë garancitë e Izraelit se përdorimi i armëve amerikane nga ana e tij nuk shkel ligjin e SHBA-së ose ndërkombëtar, shkruan skynews.


Por, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se raporti nuk ka përfunduar ende, andaj po punojnë shumë për ta përfunduar atë.

Ndryshe, Biden ka paralajmëruar se SHBA-ja do të ndalojë së furnizuari me armë Izraelin nëse forcat e tij kryejnë një ofensivë në shkallë të plotë në Rafah.

Ky shënon paralajmërimin më të fortë deri më sot për këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco