Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

10:36, 10/05/2024
A+ Aa A-

Gaza/ Rreth 80,000 njerëz u larguan nga Rafah, pas paralajmërimit të Izraelit

Image

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara, rreth 80,000 njerëz u larguan nga territori i Rafah, qysh prej fillimit të javës. Njerëzit sërish po përballen me një zhvendosje të detyrueshme dhe Gaza është një vend i pasigurt. Në territorin e Rafah ishin strehuar më tepër se 1 milion palestinezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe gjysma ishin fëmijë.

Zhvendosja e tyre erdhi pasi ushtria izraelite paralajmëroi se do të sulmonte vendin dhe u kërkoi njerëzve që të largoheshin nëpër zona humanitare, ku sipas tyre ka spitale, tenda dhe furnizime. Rafah është zona e fundit e pasulmuar në Gaza dhe Izraeli mendon se atje fshihen mijëra luftëtarë të Hamasit.

SHBA/ Ushtari amerikan qëllohet nga një oficer policie

Image

Roger Fortson, 23 vjeç, anëtar i forcave ajrore në SHBA, është qëlluar për vdekje nga një oficer policie, i cili thuhet se hyri në adresën e gabuar. Një zëvendëssherif e qëlloi atë, pasi kishte marrë një telefonatë në atë zonë. Sipas policisë, ai qëlloi, pasi e pa viktimën me armë në dorë.

Avokati i Fortson, nga ana tjetër, pretendon se polici hyri në adresë të gabuar dhe kjo mund të jetë arsyeja pse i ndjeri kishte një armë në dorë. Për ngjarjen e rëndë po kërkohet një hetim i plotë. Fortson mori menjëherë ndihmën e parë dhe u dërgua në spital, por ndërroi jetë prej plagëve të marra.

Donald Trump thotë se Joe Biden është në anën e studentëve që protestojnë pro-palestinezëve

Image

Ish-presidenti Donald Trump ka akuzuar Joe Biden se është “shumë i dobët” që të kërkojë rendin në vend, pasi universiteti “Columbia” vendosi të anulonte diplomimin, pas disa javëve protesta për luftën në Gaza. Shkolla “Ivy League” bëri me dije se nuk do të organizojë ceremoninë e përvitshme, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, të cilat fatkeqësisht, rezultuan të pakapërcyeshme.

Ceremonia do të mbahej më 15 maj. Nisur nga ky njoftim, Trump tha se “Joe Biden është 100% përgjegjës” për anulimin e diplomimit, duke e akuzuar se ai është në krahun e protestuesve, të cilët i cilësoi si “terroristë”.

Putin kërcënon Perëndimin: "Jemi në gjendje gatishmërie"

Image

Në paradën ushtarake për përvjetorin e 79-të të fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore, e cila mbahet në Moskë, Vladimir Putin mbajti një fjalim të shkurtër, por tha shumë. Ai ceku tensionet me Perëndimin, të cilat lidhen direkt me luftën në Ukrainë, duke theksuar se Rusia do të bëjë gjithçka mundet për të shmangur një konflikt global.

Por, nënvizoi gjithashtu se nuk do të lejonte asnjë komb apo aleancë të kërcënonte Rusinë, duke shtuar se forcat bërthamore janë gjithnjë në gjendje gatishmërie për të përdorur armët bërthamore, nëse lind nevoja. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco