Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

Çfarë po bën ish-lideri iranian Ahmadinexhad fshehurazi në Hungari?!

Çfarë po bën ish-lideri iranian Ahmadinexhad fshehurazi në Hungari?!

11:55, 08/05/2024
A+ Aa A-

Në një deklaratë, Ambasada izraelite në Hungari ka kritikuar vendimin për të ftuar ish-presidentin iranian, mohues të Holokaustit, për të mbajtur një fjalim në një universitet të Budapestit.

Ligjërata si i ftuar e ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad në në universitet hungarez është dënuar nga Ambasada izraelite në Budapest dhe komuniteti hebre të vendit.

Ahmadinexhad, i cili njihet për armiqësinë e tij ndaj Izraelit dhe mohimin e Holokaustit, do të mbajë dy leksione në Universitetin Kombëtar të Shërbimit Publik (Nemzeti Közszolgálati Egyetem, ose NKE) të martën dhe të mërkurën me ftesë të dekanit Gergely Deli.

Sipas gazetave iraniane,Universiteti Kombëtar e ftoi politikanin në një takim shkencor mbi "vlerat e përbashkëta në mjedisin global".

Gazeta persiane Hammihan vuri në dukje se Ahmadinexhad do të flasë si një "i ftuar special" mbi rëndësinë e trajtimit të kërcënimeve kundër mjedisit. Takimi pritet të jetë i mbyllur, pasi nuk është i reklamuar në faqen e Universitetit Kombëtar të Shërbimit Publik të Hungarisë.

Ndërkohë në llogaritë e rrjeteve sociale iraniane janë shfaqur imazhe të Ahmadinexhadit së bashku me dekanin Deli në Budapest.

Euronews u përpoq të kontaktonte universitetin për vizitën e Ahmadinexhadit, por u prit me heshtje.

Zyra e shtypit e Universitetit të Hungarisë deklaroi se nuk dëshiron të bëjë asnjë koment. Për më tepër, Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Vizita 'fyen rëndë' komunitetin hebre hungarez

Ndërkohë, për lajmin ka reaguar Ambasada e Izraelit në Hungari, e cila deklaroi se vizita e tij në Budapest ishte një fyerje për “kujtimin e viktimave”.

Në një deklaratë për Euronews, ajo tha se vizita e Ahmadinexhad "fyen rëndë dhe shkel mbi kujtesën e rreth 600,000 hebrenjve hungarezë që u vranë gjatë Holokaustit".

Sipas deklaratës, ish-presidenti iranian është "një mohues i vetëshpallur i Holokaustit, i cili është drejtpërdrejt përgjegjës për ngjarjet që tallen, nënçmojnë dhe vënë në dyshim Holokaustin dhe viktimat e tij", një referencë për konferencën "Review of the Holocaust: Global Vision”, mbajtur në Teheran në vitin 2006.

Ata gjithashtu theksojnë se kur ishte president i Iranit, Ahmadinexhad rregullisht bënte thirrje për shkatërrimin e Izraelit./ar/sh/SYRI.NET
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco