Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën 'ulje emergjente'

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën 'ulje emergjente'

16:20, 19/05/2024
A+ Aa A-

Helikopteri që transportonte presidentit iranian është përfshirë në një “ulje emergjente”, ka raportuar televizioni shtetëror iranian.

Bëhet fjalë për presidentin Ebrahim Raisi, i cili po udhëtonte me fluturake në Azerbaixhan.

Ekipe të shumta të shpëtimit u nisën drejt vendit të ngjarjes, kurse televizioni shtetëror raporton se incidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Jolfa, rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit – Teheran.

Raisi ishte në Azerbajxhan për inaugurimin e digës, ku u takua me presidentin e atjeshëm Ilham Aliyev.

63-vjeçari raportohet se një ditë mund të zëvendësojë liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco