'Zv/presidentja më e keqe në histori': Kamala Harris u përgjigjet me ironi gazetarëve dhe shmang pyetjet nga gazetarët për Hamasin

'Zv/presidentja më e keqe në histori': Kamala Harris u përgjigjet me ironi gazetarëve dhe shmang pyetjet nga gazetarët për Hamasin

16:16, 07/05/2024
A+ Aa A-

Kur gazetarët e pyetën zv/presidenten Kamala Harris të hënën, me 6 maj, në lidhje me deklaratën e Hamasit se kishte pranuar një pakt armëpushimi në luftën brutale të Lindjes së Mesme, ajo thjesht buzëqeshi dhe u përgjigj me ironi, sipas New York Post.

Një gazetar e pyeti Harrisin teksa po dilte nga Joe Louis Southern Kitchen në Detroit, Michigan, "Zonja zv/presidente, Hamasi thotë se e pranoi..." ku ajo ndërhyri me një buzëqeshje ndërsa i tregoi qesen e saj, "Karkaleca dhe kaçamak. Doje ta dije."

Gazetari shtoi, "Hamasi thotë se ka pranuar një marrëveshje armëpushimi. Reagimi juaj?" ndërsa një gazetar tjetër pyeti: "Cilat janë mendimet tuaja për Hamasin që pranon një marrëveshje armëpushimi?"

Megjithatë, Harrisi nuk u përgjigj dhe hyri në makinën e saj. Si pjesë e turneut të saj të mundësive ekonomike, zv/presidentja vizitoi Detroitin të hënën për të promovuar iniciativat ekonomike të administratës Biden.

Interneti tall Kamala Harrisin për sjelljen e saj me gazetarët

Disa njerëz në internet tallën Kamala Harrisin teksa ajo shmangu pyetjet e gazetarëve për Hamasin me përgjigje ironike. Një person shkroi në X, "Kamala Harrisi është J Cole i shtëpisë së bardhë", ndërsa një tjetër shtoi, "E vetmja gjë për të cilën ajo është e zonja, Uber Eats".

Një person tjetër postoi, "Ajo është zv/presidentja më e keqe në histori", ndërsa një tjetër tha, "Asaj dhe të gjithë të tjerëve në administratë nuk u intereson aspak nëse të kemi luftëra apo jo. Thjesht u intereson të hanë drekën."

Një përdorues deklaroi gjithashtu: "Ajo është CARI I KUFIRIT. Pse nuk ka shkelur kurrë në kufirin të cilin Biden-i ia ka ngarkuar si detyrë?" ndërsa një tjetër tha: "Lërini të hanë tortë" një moment. Por "karkaleca dhe kaçamak"?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco