'E dua Gazën', momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

'E dua Gazën', momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

15:50, 07/05/2024
A+ Aa A-

Një brigadë tankesh izraelite këtë mëngjes mori kontrollin në anën e Rripit të Gazës të pikës kufitare Rafah me Egjiptin – një veprim i përshkruar si një ‘dënim me vdekje për banorët e atjeshëm’ nga autoritetet në pikëkalimin kufitar.

Një tank i IDF-së izraelite u filmua duke shtypur dhe shkatërruar mbishkrimin “e dua Gazën”, përpara se të shkonte përpara dhe ta kthente strukturën në rrënoja, e pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Video tjera shfaqin dhjetëra tanke dhe autoblinda duke arritur në vendin e ngjarjes, ku kishin të varur flamujt e mëdhenj të Izraelit që u stacionuan në pikën kufitare në Rafah shumë pranë Egjiptit.

 

Brigada 401 hyri në vendkalimin Rafah këtë mëngjes dhe mori ‘kontrollin operacional’, që shihet si vendimtare si për ndihmën që shkon në Gaza.

Ky veprim pasoi pasi Izraeli refuzoi një armëpushim të ri të ndërmjetësuar nga negociatorët e Egjiptit dhe Katarit, marrëveshje kjo që thuhet se Hamasi e pranoi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco