Ukraina ndalon komplotin rus për të vrarë Zelenskyn, arrestohen dy agjentë

Ukraina ndalon komplotin rus për të vrarë Zelenskyn, arrestohen dy agjentë

14:44, 07/05/2024
A+ Aa A-

Ukraina tha se arrestoi dy zyrtarë ukrainas që punonin me shërbimet ruse të sigurisë

Shërbimi ukrainas i sigurisë njoftoi se ka penguar një komplot nga rusët për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë ukrainas.

Dy kolonelë të njësisë së mbrojtjes së qeverisë ukrainase janë arrestuar.

Shërbimi ukrainas i sigurisë tha se ata ishin pjesë e një rrjeti agjentësh që i përkisnin shërbimit rus të sigurisë shtetërore.

Ata thuhet se kishin qenë duke kërkuar "ekzekutorë" midis truprojave të Zelensky për ta rrëmbyer dhe vrarë atë.

Objektivat e tjerë ishin edhe kreu i inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov dhe shefi e Shërbimit ukrainës të sigurisë,Vasyl Malyuk.

Grupi thuhet se kishte planifikuar të vriste shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, z. Budanov, përpara Pashkës Ortodokse, e cila këtë vit ra më 5 maj.

Sipas Shërbimit ukrainas të sigurisë, grupi po planifikonte të përdorte një përgjues për të marrë informacion rreth vendndodhjes së tij, në të cilën më pas do të sulmonin me raketa dhe drone.

Një nga oficerët që u arrestua më vonë kishte blerë dronë dhe mina kundër njeriut, tha Shërbimi ukrainas i sigurisë, SBU

Kreu i SBU, Vasyl Malyuk tha se sulmi supozohej të ishte "një dhuratë për Putinin përpara ceremonisë inaguruese" - Vladimir Putin u betua si president i Rusisë të martën.

Operacioni u shndërrua në një dështim të shërbimeve speciale ruse, tha zoti Malyuk.

“Por ne nuk duhet të harrojmë – armiku është i fortë dhe me përvojë, ai nuk mund të nënvlerësohet”, shtoi ai.

Dy zyrtarët ukrainas po mbahen nën dyshimin për tradhti dhe përgatitje të një akti terrorist.

Shërbimi ukrainas i sigurisë tha se tre punonjës të Shtetëror të Sigurisë së Rusë mbikëqyrnin organizimin dhe sulmin.

Njëri prej tyre - i quajtur si Dmytro Perlin - kishte rekrutuar “përgjues” që përpara pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Një tjetër punonjës i shërbimit rus, Oleksiy Kornev, thuhet se ka zhvilluar takime "sekrete" "në shtetet fqinje evropiane" që përpara pushtimit, me një nga kolonelët ukrainas të arrestuar sot./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco