Gjermania tërheq ambasadorin në Rusi pas sulmit të hakerëve Alexander Graf Lambsdorff

Gjermania tërheq ambasadorin në Rusi pas sulmit të hakerëve

14:25, 07/05/2024
A+ Aa A-

Qeveria gjermane e dënoi hakerimin, për të cilin tha se ishte nga një grup kibernetik rus i kontrolluar nga shteti.

Gjermania ka tërhequr ambasadorin e saj në Rusi për një javë konsultime, pas një sulmi të dyshuar hakerash. Javën e kaluar, qeveria gjermane akuzoi agjentët rusë për hakerimin e anëtarëve të bordit të Partisë Social Demokrate të kancelarit Olaf Scholz dhe objektivave të tjera të qeverisë.

Zyra e Jashtme në Berlin tha se qeveria po e merr “seriozisht” incidentin e fundit dhe se Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock kishte vendosur të thërriste ambasadorin gjerman Alexander Lambsdorff. Ai do të duhet të kthehet në Moskë pas një jave, tha ajo.

“Qeveria gjermane e merr shumë seriozisht këtë ngjarje si sjellje kundër demokracisë sonë liberale dhe institucioneve që e mbështesin atë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Kathrin Deschauer.

Baerbock tha javën e kaluar se operatorët kibernetikë ushtarakë rusë ishin ata që qëndronin pas hakerimi të e-maileve të social demokratëve, partia kryesore në koalicionin qeverisës. Zyrtarët thanë se hakerët kishin shfrytëzuar Microsoft Outlook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco