'Përshkallëzim i rrezikshëm', Egjipti dënon pushtimin e pikës kufitare të Rafah

'Përshkallëzim i rrezikshëm', Egjipti dënon pushtimin e pikës kufitare të Rafah

13:38, 07/05/2024
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Egjiptit dënoi Izraelin për marrjen e kontrollit të anës palestineze të pikës kryesore kufitare Rafah, duke e quajtur masën një "përshkallëzim të rrezikshëm".

Ministria tha se kërcënonte "jetët e më shumë se një milion palestinezëve që varen kryesisht nga ky vendkalim si linja kryesore e shpëtimit të Rripit të Gazës".

Ushtria izraelite konfirmoi më herët se kishte marrë nën kontroll anën palestineze të kalimit midis Gazës dhe Egjiptit, një pikë kyçe hyrëse për ndihmën humanitare në enklavën e rrethuar.

Objekti është i vetmi vendkalim kufitar i Gazës që nuk kontrollohet nga Izraeli dhe ka shërbyer si pikë hyrëse për shumë nga ndihmat e kufizuara humanitare që kanë hyrë në Gaza.

Egjipti i bëri thirrje palës izraelite që të ushtrojë "nivelet maksimale të përmbajtjes" dhe "të qëndrojë larg" nga politikat që do të kërcënonin një armëpushim të mundshëm.

Egjipti po punon me Katarin si ndërmjetës në bisedimet për një marrëveshje armëpushimi për pengjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco