Tërmet politik në Itali/ Arrestohet për lidhje me mafian Guvernatori i Rajonit të Ligurias

Tërmet politik në Itali/ Arrestohet për lidhje me mafian Guvernatori i Rajonit të Ligurias

13:10, 07/05/2024
A+ Aa A-

Arrestohet në Itali Guvernatori i Rajonit të Ligurias Giovani Toti e shefi i tij i Kabinetit janë vënë në masë arresti shtëpiak.

Akuza për korrupsion të lartë në ndihmë të aktivitetit të mafias Cosa Nostra.

Akuzohet se ka marrë rushfete nga klani mafioz Cammarata për tendera në Portin e Genovas.

Guardia di Finanza  ndodhet në banesën e tij e po kryen kontrolle.

Hetimet e tij kanë nisur më 2020.

Akuza dhe për korrupsion elektoral në zgjedhjet e 20-21 shtatorit 2020 në Liguria. Premtonin vende pune e banesa sociale ne shkëmbim të votave. 

Janë dokumentuar të paktën 400 raste

Në arrest me burg është vana Drejtori i i Autoritetit të Sistemi të Porteve në Liguria.

Në arrest shtëpiak janë vënë 4 sipërmarrës të njohur  të territorit.

Priten arrestime në kuadër të këtij hetimi dhe në qytetin Spezia.

Guvernatori Giovanni Toti ishte mbështetur politikisht nga forcat e djathta të qeverisë Meloni./Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco