Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:22, 07/05/2024
A+ Aa A-

Gaza/ 100 mijë njerëz evakuuohen, nis ofensiva e Izraelit

Image

Forcat e armatosura izraelite kanë nisur evakuuimin e banorëve palestinezë nga Rafah, e mbetur si zona e vetme e pabombarduar në territorin e Gazës. Pavarësisht thirrjeve të SHBA që Izraeli të mos e sulmojë Rafahun, pasi vdekjet do të jenë të pashmangshme, sërish, presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i injoroi kërkesat.

Radioja e Ushtrisë së Izraelit u shpreh se evakuuimet janë përqendruar kryesisht në zona periferike të Rafahut dhe të zhvendosurit do të dërgohen në tendat e Khan Younis dhe Al-Muvasi. Ushtria u shpreh se përmes mesazheve, telefonatave dhe njoftimeve nëpër media, do të inkurajojë që palestinezët të lëvizin gradualisht në zonat humanitare.

Putin thotë se në të ardhmen e afërt, ushtarët rusë duhet të përfshijnë në stërvitje përdorimin e armëve taktike bërthamore

Image

Presidenti Vladimir Putin ka sugjeruar që në të ardhmen e afërt, në stërvitjet ushtarake, të përfshihen edhe trajnime për përdorimin e armëve taktike bërthamore. Gjithashtu, të përfshihen edhe trupat e vendosura pranë Ukrainës.

Stërvitja ka si synim që të ruajë nivelin e përgatitjes të ushtrisë, të sigurojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Rusisë. Kjo vjen pas deklaratave kërcënuese që disa zyrtarë perëndimorë kanë bërë kundrejt Rusisë.

Meksikë/ Gjenden të vdekur 3 turistë

Image

Tre turistë janë gjendur të pajetë në Meksikë, pasi u qëlluan në kokë dhe trupat e tyre u hodhën në një pus. Viktimat janë vëllezërit Jake dhe Callum Robinson, 30 dhe 32 vjeç dhe miku i tyre Jack Carter Road, 30 vjeç, të cilët u zhdukën pa gjurmë më 27 prill.

Të afërmit e tyre udhëtuan drejt Meksikës, ku edhe identifikuan trupat e viktimave. Autoritetet besojnë se burrat u sulmuan, pasi tentuan të ndalonin vjedhjen e kamionit të tyre nga hajdutët. Sulmuesit i qëlluan kur ata rezistuan. Trupat e tre djemve u gjendën në një pus të thellë rreth 4 metra dhe 6 km larg nga zona ku u sulmuan.

Erdogan i bën thirrje Perëndimit: “Rrisni presionin ndaj Izraelit”

Image

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje Perëndimit dhe ka sugjeruar që ndaj Izraelit të rritet presioni për vendosjen e një armëpushimi. Ai tha se mirëpret pranimin e armëpushimit nga Hamasi dhe ka shpresa se Izraeli do të bëjë të njëjtin veprim.

“Ne e mirëpresim deklaratën e Hamasit se ata pranuan armëpushimin me sugjerimin tonë. Tani, Izraeli duhet të ndërmarrë të njëjtin hap”, tha ai, ndërsa zyrtarë izraelitë kanë thënë se armëpushimi “do të duket si një rreng që ka për qëllim ta bëjë Izraelin të duket si pala që refuzon armëpushimin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco