Hamasi pranoi armëpushimin/ Netanyahu nuk tërhiqet: Po sulmojmë në Rafah

Hamasi pranoi armëpushimin/ Netanyahu nuk tërhiqet: Po sulmojmë në Rafah

22:22, 06/05/2024
A+ Aa A-

Pas lajmit se Hamasi ka pranuar marrëveshjen për armëpushim, Netanyahu ka reaguar duke thënë se operacioni ushtarak në Rafah do të vazhdojë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë ushtria do të vazhdojë sulmet në përpjekje që Hamasi të lirojë pengjet. Sipas Netanyahu-t, propozimi i paraqitur nga Hamasi nuk i plotëson kërkesat e Izraelit. Ndërkohë, edhe ushtria e Izraelit ka njoftuar se aktualisht është duke kryer sulme në Rafah.

Me herët këtë të hënë, mediat perëndimore raportuan se grupi militant i Hamasit ka pranuar marrëveshjen për armëpushim me Gazën. Drejtuesit e grupit kanë njoftuar negociatorët, teksa detajet ende nuk janë publike. Propozimi i armëpushimit besohet të përfshijë një pauzë 40-ditore si dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet izraelite./ A2/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco