Lajmi i fundit

Humb jetën i riu në Vlorë, e zënë gurët e gurores poshtë

SYRI TV/ BB dhe BE kërkojnë transparencë për financat, Gonzato: Integrimi varet nga këto reforma

18:25, 03/05/2024
A+ Aa A-

Bashkimi Europian dhe Banka Botërore sugjerojnë qeverinë shqiptare të jetë më e kujdesshme e të shtojë kontrrollin ndaj financave publike. Transparenca mbetet thelbësore për integrimin sipas përfaqësuesve të këtyre institucioneve duke kërkuar kkujdes të qasjes  të ndryshimeve në buxhetin vjetor, përmes akteve normative.

“Menaxhimi i financave publike është në thelb të integrimit në Bashkimin Europian sepse prek disa kapituj të anëtarësimit. Kjo tregon sa e rëndësishme është menaxhimi i financave publike për qeverisjen e mirë. Ne jemi të mendimit që duhet të kthehemi tek rishikimi i buxhetit me anë të procedurave dhe jo të akteve normative sepse është i rëndësishëm dhe mendimi i parlamentit dhe roli i KLSH-së. Mbetet i rëndësishëm monitorimi i PPP-ve apo ndërmarrjeve në pronësi të shtetit, në tatime zgjeroni bazën tatimore, duke luftuar informalitetin.  Strategjia afatmesme e të ardhurave ofron parashikueshmëri për bizneset.

Ndërsa për Bankën Botërore, është thelbësore transparenca dhe llogaridhënia.

 “Objektivi kryesor i menaxhimit të financave publike është të përmirësojmë jetën e qytetarëve shqiptarë përmes menaxhimit më të mirë dhe përdorimit efecient të burimeve. E bëjmë këtë gjë duke ruajtur disiplinën fiskale nëpërmjet mbledhjes së të ardhurave dhe menaxhimi i fondeve publike ka një gjithë përfshirje. Transparenca dhe llogaridhënia, duhet të sigurohemi që mundësitë për korrupsion të eliminohen sa më shumë të jetë e mundur. Gjatë viteve të fundit ka pasur shok dhe në momentet e shokut ka pasur nevojë për rialokime dhe këto rialokime duhet të bëhen në mënyrë të shpejtë në mënyrë që ti përgjigjen sa më shpejt qytetarëve”.

Për kreun e Financave, Ervin Mete, fokusi i strategjisë do të jetë përmirësimini i mëtejshëm politikave fiskale dhe makroekonomike.

“Avancim në planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor, si edhe rritjen e monitorimit dhe raportimit; Rritjen e mobilizimit të të ardhurave dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve për menaxhimin tatimor e doganor; Forcimin e menaxhimit të zbatimit të buxhetit dhe implementimin e mëtejshëm të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit;  vancimin e përputhshmërisë së sistemeve për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik në përputhje me praktikat e BE-së; si dhe, një nga risitë e kësaj strategjie, që ka të bëjë me: Integrimin e elementeve të ekonomisë së gjelbër, duke synuar procedura dhe praktika që nxisin shpenzime drejt aktiviteteve të gjelbra”. 

Strategjia për Menaxhimin e Financave Publike, e nxjerrë për konsultim publik në fillim të muajit të kaluar, pritet të miratohet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti, për të nisur më tej me fazën e implementimit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco