OBSH u kërkon prindërve që të vaksinojnë fëmijët pas shpërthimit të rasteve me fruth

OBSH u kërkon prindërve që të vaksinojnë fëmijët pas shpërthimit të rasteve me fruth

08:02, 01/05/2024
A+ Aa A-

"Ishte traumatike": Prindërit në Mbretërinë e Bashkuar u bëjnë thirrje të tjerëve të vaksinojnë fëmijët e tyre mes rasteve në rritje të fruthit

Rastet globale të fruthit mund të dyfishohen brenda një viti, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Një çift britanik në West Midlands të Anglisë për pak sa nuk humbi fëmijën e tyre Krishtlindjet e kaluar kur foshnja e tyre, Ezra, u prek nga fruthi.

Ezra pati një temperaturë të lartë dhe në trupin e tij u shfaqën skuqje.

"Ishte mjaft traumatike," tha nëna e Ezra Davina Barrett.

"Skuqja filloi në trupi e tij dhe u përhap në të gjithin  e atëherë e kuptuam se diçka nuk shkonte dhe ishte më shumë se një kollë dhe ftohje. Kështu që e çuam në repartin e urgjencës," shtoi Barrett.

Ezra ishte shumë i vogël për të bërë vaksinën e fruthit, por vëllai i tij i madh Noah kishte marrë dozën e parë të saj.

Shpërthimet e fruthit në rritje

Në Shoqatën Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive (ESCMID) në Barcelonë, mjekëve u është thënë se fruthi duhet të mbahet nën kontroll.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se ka një numër në rritje të shpërthimeve të fruthit, me bindjen se rastet globale me fruth mund të dyfishohen pothuajse brenda një viti.

Fruthi është një sëmundje shumë infektive ku një person mund të infektojë 15 pa kontakt të drejtpërdrejtë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) rekomandon që fëmijët të marrin dozën e parë të vaksinës në moshën njëvjeçare dhe dozën e dytë midis tre vjeç e gjysmë dhe pesë vjeç.

Prindërit e Ezrës duan t'u bëjnë thirrje të gjithë prindërve që fëmijët e tyre të vaksinohen, jo vetëm për veten e tyre, por për të mbrojtur më të rrezikuarit.

"Ata kanë  qenë së bashku dhe Noah nuk pësoi asgjë, është një vaksinim i thjeshtë për t'u bërë," tha babai i Ezra, Karl Barrett.

Ka pasur 191 raste të konfirmuara të fruthit midis 18 marsit dhe 18 prillit, sipas shifrave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Objektivi 95% për vaksinimin

Që fëmijët si Ezra të mbrohen, shumë më tepër njerëz duhet të sigurojnë që fëmijët e tyre të vaksinohen.

"Nëse ju jeni të mbrojtur, ka njerëz që nuk mund të mbrohen dhe ju në fakt i ndihmoni duke u vaksinuar. Kështu që fëmijët shumë të vegjël që nuk janë ende në moshë, janë të mbrojtur sepse vëllezërit e motrat, prindërit, gjyshërit dhe fqinjët e tyre janë të mbrojtur," tha  Dr Patrick O'Connor në Departamentin e Imunizimit, Vaksinave dhe Biologjike (IVB) në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco