Akuzohen se i vunë zjarrin një helikopteri ushtarak, 5 të arrestuar në Rusi

Akuzohen se i vunë zjarrin një helikopteri ushtarak, 5 të arrestuar në Rusi

18:29, 30/04/2024
A+ Aa A-

Pesë persona janë arrestuar në Rusi nën akuzën për terrorizëm. Ata akuzohen se i vunë zjarrin një helikopteri transporti ushtarak në një aeroport të Moskës, një veprim i pretenduar nga shërbimet e inteligjencës ukrainase.

Arrestimet u vërtetuan sot nga një gjykatë në kryeqytet, siç raporton agjencia Ria Novosti, duke cituar burime të inteligjencës ruse. Sipas këtyre burimeve, organizatori i aksionit quhet Stanislav Khamidulin.

Ai dyshohet se ishte rekrutuar nëpërmjet internetit nga shërbimet sekrete ukrainase dhe nga ana e tij kishte rekrutuar katër rusë të tjerë. Në këmbim, atyre iu premtua një shpërblim monetar.

Më 26 prill, inteligjenca ushtarake e Kievit tha se kishte shkatërruar një helikopter transporti ushtarak Ka-32 që i përkiste Ministrisë Ruse të Mbrojtjes në aeroportin Ostafievo të Moskës.

E njëjta inteligjencë publikoi një video në të cilën shiheshin flakët që përfshinë një helikopter, por nuk kishte sqaruar se me çfarë mjetesh ishte kryer sulmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco