Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Regjisori polak nxjerr biografinë e Putinit të krijuar nga inteligjenca artificiale

Regjisori polak nxjerr biografinë e Putinit të krijuar nga inteligjenca artificiale

14:12, 25/04/2024
A+ Aa A-

"Premiera botërore" e një filmi të ri biografik të presidentit rus Vladimir Putin me një personazh të krijuar nga IA-ja është shpallur nga studioja polake AIO. Filmi, i cili u shpall për herë të parë në maj 2022 dhe titullohet 'Putin', do të shfaqet në 35 vende më 26 shtator, sipas një deklarate të lëshuar përmes PR Leap.

Debutimi në gjuhën angleze i regjisorit polak Patryk Vega, i njohur gjithashtu si Besaleel, thuhet se është rezultat i tre viteve të xhirimeve dhe "teknologjisë pioniere të IA-së". Filmi pretendon të kapë "motivet dhe veprimet e një prej figurave më të diskutueshme në politikën bashkëkohore", tha Vega.

Një trailer 2.5 minuta i publikuar së fundmi, i cili përfshin pamje të krijuara nga IA të një Putini të rritur që mban një pelenë dhe merr pjesë në artet marciale, premton analizë të detajuar të jetës dhe psikikës së liderit rus mbi 60 vjet.

Shikuesit do të jenë në gjendje "të shohin nga afër dhe personalisht" historinë e liderit rus, duke prekur disa nga "momentet më intime" të jetës së tij, pretendon ai.

"Të ftoje Putinin në studio për 20,000 prova uk ishte një opsion," tha Vega, duke shtuar se materialet arkivore të disponueshme në internet nuk lejonin trajnimin e një modeli "deepfake" me rezolucion të lartë të përshtatshëm për përdorim kinematografik. "Si rezultat, pas gati dy vitesh zhvillim, ne kemi krijuar teknologjinë tonë pioniere të drejtuar nga IA-ja, duke na mundësuar të krijojmë karakterin kinematografik pa u mbështetur në një model të vërtetë njerëzor."

Regjisori polak pohoi më tej se "misioni i produksionit të tij është t'u sigurojë shikuesve një "manual përdorimi" për Putinin, duke synuar të zbusë frikën dhe pasigurinë që dominon botën e sotme.

Sipas PR Leap, filmi u filmua në vende si Rusia, Ukraina, Izraeli, Siria, Jordania dhe Polonia.

Sipas The Guardian, Vega ka bërë disa filma të suksesshëm "të karakterizuar nga dhuna dhe vlerat e shkëlqyera të prodhimit" duke përfshirë Pitbull, Mafia Women dhe Botoks.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco