Anulohen proçesionet e Pashkëve në jug të Spanjës për shkak të stuhive të shiut

Anulohen proçesionet e Pashkëve në jug të Spanjës për shkak të stuhive të shiut

13:08, 29/03/2024
A+ Aa A-

Proçesionet e Pashkëve në Spanjën jugore janë anuluar pas shiut të dendur nga stuhia Nelson, pasi vendi u godit nga erëra të forta dhe katër persona u mbytën në brigjet e tij të goditura nga stuhia.

Të gjitha procesionet e mëdha në Sevilje Të Enjten e Madhe u anuluan për shkak të stuhive të shiut, që ishin të mirëpritura në një rajon që ka përjetuar një thatësirë të madhe.

Kortezhet e Nazarenasve, të famshëm për kapuçët e tyre të purpurt me majë, u anuluan gjithashtu në Huelva dhe Cádiz.

GJatë ceremonive njëjavore që tërheqin dhjetëra mijëra njerëz në qytet, anëtarët e më shumë se 70 vëllazërive dhe esnafeve fetare parakalojnë nëpër rrugët e Seviljes duke tërhequr pajisje të rënda, që përshkruajnë pasionin e Krishtit. Pasos mund të peshojë sa një ton.

Çdo procesion, i cili mund të zgjasë deri në 12 orë, niset nga një prej më shumë se 100 kishave në qytet dhe kalon nëpër Katedralen e Seviljes përpara se të kthehet në pikën e fillimit.

Vizitorët që kanë paguar mijëra euro për të marrë me qira ballkone përgjatë rrugës po përballen me një javë zhgënjyese, me parashikimin e shiut në Sevilje deri në të dielën e Pashkëve.

Katër persona u mbytën të enjten kur stuhia Nelson goditi brigjet e Spanjës, dy në Asturias në veri-perëndim dhe dy në qytetin lindor të bregdetit Tarragona, ku u mbyt një adoleshent si edhe një burrë që vrapoi pas tij në det për ta shpëtuar.

Ashtu si Pashkët sinjalizojnë fillimin e sezonit të festave, stuhitë kanë hequr një pjesë të madhe të rërës në plazhet e Barcelonës, duke ekspozuar shkëmbinj dhe kanalizime, ndërsa plazhet më të vogla përgjatë Maresme, në veri të qytetit, janë zhdukur fare.

Në të kaluarën, plazhet janë rimbushur me rërë të gërmuar nga grykëderdhjet, por kjo shihet gjithnjë e më shumë si një ushtrim i kotë pasi rëra zhduket me stuhinë e parë të dimrit.

Me disa shira të shumëpritur që kanë rënë gjatë ditëve të fundit dhe më shumë parashikime gjatë fundjavës, ka shpresë se thatësirës së zgjatur në Katalonjë po i vjen fundi.

Pas tre vitesh reshje të pakta shiu, rezervuarët tani kanë kapacitet deri në 16%, pika kufitare për një gjendje të jashtëzakonshme.

Megjithatë, Patrícia Plaja, një zëdhënëse e qeverisë katalanase, tha se qeveria nuk do të merrte vendime të nxituara pasi nuk kishte kuptim të hiqeshin kufizimet nëse ato do të vendoseshin prapë menjëherë pas kësaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco