Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri qeveritar

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri qeveritar

15:50, 28/03/2024
A+ Aa A-

Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të enjten, pasi është duke u përballur me thirrje ndërkombëtare për reforma.

Presidenti Mahmoud Abbas, i cili e ka udhëhequr Autoritetin Palestinez për gati dy dekada dhe vazhdon ta ketë kontrollin e përgjithshëm mbi të, njoftoi krijimin e qeverisë së re përmes një dekreti presidencial të enjten.

Asnjëri nga ministrat e ri nuk janë figura të njohura. Në fillim të këtij muaji, Abbas e zgjodhi Mohammad Mustafan, këshilltarin e vet të kahmotshëm, për t’u bërë kryeministër.

Mustafa, një ekonomist i pavarur politikisht dhe i arsimuar në SHBA, ishte zotuar se do ta formonte një qeveri teknokratike dhe se do ta krijonte një fond të pavarur të besimit për ta ndihmuar Gazën të rindërtohet. Mustafa do të shërbejë edhe si ministër i Jashtëm.

Ministri i Brendshëm, Ziad Hab al-Rih, është anëtar i lëvizjes laike të Abbasit, Fatah, dhe mbajti pozitën e njëjtë edhe në qeverinë e kaluar. Ministria e Brendshme i udhëheq forcat e sigurisë. Ministri i ri për Jerusalemin, Ashra fal-Aëar, ishte regjistruar të garonte si kandidat i Fatahut në zgjedhjet e vitit 2021, të cilat u shtynë për kohë të papërcaktuar.

Së paku pesë nga 23 ministrat e rinj vijnë nga Gaza, por nuk është e qartë tani për tani nëse ata ndodhen ende në këtë territor.

Autoriteti Palestinez i administron pjesë të Bregut të uzurpuar Perëndimor. Forcat e tij u përzunë nga Gaza kur Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e mori pushtetin më 2007, dhe nuk ka pushtet në këtë territor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco