India thërret funksionaren e departamentit të shtetit për kërkesën për trajtim të drejtë ligjor të liderit të arrestuar të opozitës

India thërret funksionaren e departamentit të shtetit për kërkesën për trajtim të drejtë ligjor të liderit të arrestuar të opozitës

15:43, 28/03/2024
A+ Aa A-

Nju Delhi

Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë thërriti një funksionare të Departamentit Amerikan të Shtetit pasi departamenti bëri thirrje për një proces të drejtë ligjor për liderin e opozitës dhe kryeministrin e Delhit, Arvind Kejriwal, pas arrestimit të tij javën e kaluar.

"Ne i kundërshtojmë fort vërejtjet e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për disa procedura ligjore në Indi", tha Ministria në një deklaratë të mërkurën.

"Në diplomaci, shtetet pritet të respektojnë sovranitetin dhe punët e brendshme të të tjerëve. Kjo përgjegjësi është akoma më e madhe në rastin e demokracive të tjera", shtonte deklarata.

Ministria e Punëve të Jashtme thërriti të mërkurën Gloria Berbena-n, funksionaren e lartë të Departamentit të Shtetit për Diplomacinë Publike, sipas një zyrtari diplomatik me njohuri për këtë çështje.

Në një konferencë më vonë të mërkurën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller nuk pranoi të diskutonte "bisedat private diplomatike" kur u pyet për thirrjen e Berbena-s, por iu përmbajt komenteve të mëparshme të departamentit.

"Ne inkurajojmë procese ligjore të drejta dhe transparente. Ne nuk mendojmë se dikush duhet ta kundërshtojë këtë dhe do ta bëjmë të njëjtën gjë të qartë privatisht," tha Miller.

Kejriwal u arrestua me 21 mars pas një bastisjeje në shtëpinë e tij nga agjencia federale e krimeve financiare, thanë anëtarët e Partisë së tij Aam Aadmi (AAP), në goditjen e fundit ndaj një aleance partish që synojnë të rrëzojnë Modin, ndërsa ai kërkon një mandat të tretë radhazi.

Ai është një nga kritikët më të ashpër të kryeministrit Narendra Modi dhe aleatët e Kejriwal-it kanë pretenduar se arrestimi ishte i motivuar politikisht.

Arrestimi i tij vjen ndërsa tensionet janë të larta përpara zgjedhjeve vendimtare mbarëkombëtare të cilat fillojnë më 19 prill, në të cilat Modi pritet ta lërë opozitën të lënguar pavarësisht kritikave të ashpra mbi erozionin e perceptuar të parimeve të themelimit demokratik të vendit.

Opozita kryesore e Indisë, Kongresi Kombëtar Indian, ka akuzuar gjithashtu BJP-në për përdorimin e departamentit të taksave për të "gjymtuar" financat e tyre. Partia pretendoi se llogaritë e tyre bankare ishin ngrirë nga departamenti i taksave, duke bërë që ata të mos munden të përdorin rreth 20 milionë dollarë fonde.

Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International paralajmëroi pas arrestimit të Kejriwal-it se një goditje ndaj figurave dhe partive të opozitës indiane nga qeveria kishte arritur në një "pikë krize" para zgjedhjeve kombëtare.

"Arrestimi i Arvind Kejriwal-it dhe ngrirja e llogarive bankare të Kongresit Kombëtar Indian disa javë para se India të mbajë zgjedhjet e saj të përgjithshme, tregojnë dështimin flagrant të autoriteteve për të respektuar detyrimet ndërkombëtare të vendit për të drejtat e njeriut."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco