Bandat sulmojnë komisariatet, Haiti zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Bandat sulmojnë komisariatet, Haiti zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

10:02, 08/03/2024
A+ Aa A-

Përshkallëzimi i dhunës në Haiti ka detyruar autoritetet e vendit të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme dhe një muaj.

Pas sulmit të aeroportit, porteve dhe burgjeve, drejtuesit e bandave kanë ndërmarrë akte dhune dhe ndaj stacioneve të policisë.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall të dielën e kaluar kur bandat liruan mbi 4000 të dënuar nga burgjet dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit në detyrë, Ariel Henri.

Kreu i fuqishëm i bandës Jimmy Serizier, i njohur ndryshe si “Barbecue”, kërcënoi të martën se nëse kryeministri Henri nuk largohet dhe komuniteti ndërkombëtar vazhdon ta mbështesë atë, Haiti prej rreth 11 milionë njerëzve do të zhytet në “luftë civile” dhe “gjenocid”.

Kryeministri de fakto, i cili duhej të linte detyrën në fillim të shkurtit, ishte në Kenia kur kriza u përshkallëzua dhe nuk ka mundur të kthehet në Haiti, kryesisht për shkak të mungesës së sigurisë rreth aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco