Izrael-Gaza: Kina dënon pengimin nga SHBA të armëpushimit të menjëhershëm

Izrael-Gaza: Kina dënon pengimin nga SHBA të armëpushimit të menjëhershëm

12:23, 21/02/2024
A+ Aa A-

Kina e ka kritikuar ashpër SHBA-në për veton që vuri ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Pekini tha se vendimi dërgoi "mesazhin e gabuar" dhe në mënyrë efektive i dha një "dritë jeshile masakrës në vazhdim".

Por Shtëpia e Bardhë tha se rezoluta e propozuar nga Algjeria do të "rrezikonte" bisedimet për t'i dhënë fund luftës.

Dhe SHBA-ja ka propozuar rezolutën e saj të armëpushimit të përkohshëm, e cila gjithashtu e paralajmëron Izraelin të mos e pushtojë qytetin e Rafahut.

Rezoluta e Algjerisë u mbështet nga 13 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së - me Mbretërinë e Bashkuar që abstenoi.

Sipas rregullave të Këshillit, çdo rezolutë, së cilë i vihet në veto nga një prej pesë anëtarëve të tij të përhershëm – ku përfshihet edhe SHBA-ja – nxirret menjëherë jashtë.

Izraeli nisi operacionet e tij në Gaza pas një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz dhe më shumë se 240 të tjerë u morën peng.

Fushata ushtarake izraelite ka lënë më shumë se 29,000 njerëz të vdekur në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në territorin palestinez.

Më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur - rreth gjysma e popullsisë së Rripit - janë grumbulluar në Rafah pasi janë detyruar të kërkojnë strehim atje. Qyteti jugor, i cili kufizohet me Egjiptin, ishte shtëpia e vetëm 250,000 njerëzve para luftës.

Shumë nga të zhvendosurit jetojnë në strehimore të improvizuara ose tenda në kushte të mjerueshme, me pak ujë të pijshëm ose ushqim.

Vendimi i SHBA-së për të bllokuar rezolutën e Algjerisë është kritikuar gjerësisht.

Ambasadori i Kinës në OKB Zhang Jun tha se pretendimi sikur mocioni do të ndërhynte në negociatat diplomatike ishte "krejtësisht i pambështetur".

“Duke pasur parasysh situatën në terren, shmangia e vazhdueshme e një armëpushimi të menjëhershëm nuk është asgjë ndryshe nga dhënia e dritës jeshile për vazhdimin e masakrës,” tha ai.

"Përhapja e konfliktit po destabilizon të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke çuar në rritjen e rrezikut të një lufte më të gjerë," shtoi ai.

“Vetëm duke shuar flakët e luftës në Gaza, ne mund të parandalojmë që zjarri i ferrit të përfshijë të gjithë rajonin”.

Kryediplomati algjerian i OKB-së deklaroi se "për fat të keq Këshilli i Sigurimit dështoi edhe një herë".

“Pyeteni ndërgjegjen tuaj, si do t'ju gjykojë historia”, shtoi Amar Bendjama.

Disa aleatë të SHBA kanë qenë gjithashtu kritikë ndaj vendimit për të vënë veton ndaj rezolutës së propozuar nga Algjeria.

I dërguari i Francës në OKB, Nicolas de Rivière shprehu keqardhjen që rezoluta nuk ishte miratuar "duke pasur parasysh situatën katastrofike në terren".

Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e Uashingtonit në OKB, tha se nuk ishte koha e duhur për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm kur negociatat midis Hamasit dhe Izraelit po vazhdonin.

Rezoluta alternative e propozuar nga SHBA, ndërkohë, bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm "sa më shpejt të jetë e mundur" dhe me kusht që të gjithë pengjet të lirohen, si dhe kërkon heqjen e barrierave për ndihmat që arrijnë në Gaza.

Shtëpia e Bardhë më parë shmangu fjalën "armëpushim" gjatë votimeve të OKB-së për luftën. Është e paqartë nëse dhe kur Këshilli i Sigurimit do ta votojë propozimin.

Drafti gjithashtu thekson se një ofensivë e madhe tokësore në Rafah do të rezultonte në më shumë dëme për civilët dhe zhvendosjen e tyre të mëtejshme, duke përfshirë me shumë mundësi vendet fqinje - një referencë për Egjiptin.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se ai ishte "i përkushtuar për të vazhduar luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet" dhe asnjë presion nuk mund ta ndryshojë atë.

OKB-ja ka paralajmëruar se një ofensivë e planifikuar izraelite në qytet mund të çojë në një "kasaphanë". Ushtria izraelite ka këmbëngulur më parë se synon vetëm luftëtarët e Hamasit.

Anëtari i kabinetit të luftës izraelite Benny Gantz tha se sulmi tokësor do të fillonte nëse Hamasi nuk lironte të gjithë pengjet deri më 10 mars.

Dështimi i rezolutës së propozuar nga Algjeria vjen disa ditë pasi Katari, një nga vendet që ndërmjetëson bisedimet që synojnë të ndërmjetësojnë një pauzë të luftimeve në Gaza, tha se ato nuk kishin qenë "shumë premtuese" kohët 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco