Armë bërthamore ruse në hapësirë? Reagon për herë të parë Putin

Armë bërthamore ruse në hapësirë? Reagon për herë të parë Putin

11:44, 21/02/2024
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një armë bërthamore për përdorim në hapësirë kundër satelitëve.

Shpërthimi i një arme të tillë mund të shkatërrojnë gjithçka, që nga komunikimi ushtarak e deri tek shërbimet e komunikacionit. Presidenti Vladimir Putin  ka reaguar lidhur me këtë lajm duke u shprehur se Rusia është kundër vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë. Edhe ministri i tij i Mbrojtjes mohoi kategorikisht pretendimet e SHBA se Rusia po zhvillonte një aftësi bërthamore për hapësirën.

“Pozicioni ynë është i qartë dhe transparent: ne gjithmonë kemi qenë kategorikisht kundër edhe tani jemi kundër vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë.Ne kërkojmë jo vetëm respektimin e të gjitha marrëveshjeve që ekzistojnë në këtë fushë, por gjithashtu kemi ofruar për të forcuar këtë punë të përbashkët shumë herë”, tha Putin.

Ai shtoi se aktivitetet e Rusisë në hapësirë nuk ndryshojnë nga ato të vendeve të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Gazeta New York Times raportoi të shtunën, pa cituar burime, se javët e fundit ka qarkulluar një paralajmërim nga agjencitë amerikane të spiunazhit se Rusia mund të planifikojë një lëshim të ri sekret satelitor me qëllime ushtarake dhe se pyetja kryesore ishte nëse bëhej fjalë për armë bërthamore.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë të tendionuar  nga një mori çështjesh, ndër to agresioni i Moskës ndaj Ukrainës, i cili ka shkaktuar konfrontimin më të madh midis Perëndimit dhe Rusisë që nga kriza e vendosjes së raketave ruse në Kubë në vitit 1962.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco