Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në katër numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban

Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në katër numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban

18:53, 14/02/2024
A+ Aa A-

Numri i njerëzve të vrarë nga sulmet hakmarrëse izraelite në Liban ka shkuar në katër. Rreth 11 persona u plagosën nga sulmet në fshatrat në Libanin jugor dhe dëmet ishin “të mëdha”, shkruajnë nediat e huaja.

Nga ana tjetër kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut tha se sulmet e Izraelit “nuk mund të kalojnë pa përgjigje”. Ndërsa Izraeli tha se sulmet me raketa nga Libani këtë mëngjes vranë një ushtar izraelit dhe plagosën tetë persona.

“Siç e kemi bërë të qartë herë pas here, Izraeli nuk është i interesuar për një luftë në dy fronte. Por nëse provokohet, ne do të përgjigjemi me forcë,” tha zëdhënësja e qeverisë Ilana Stein.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco