Gjermani, greva e Lufthansas vazhdon, anulohen rreth 800 fluturime

Gjermani, greva e Lufthansas vazhdon, anulohen rreth 800 fluturime

13:34, 07/02/2024
A+ Aa A-

Më shumë se 100,000 pasagjerë vlerësohet të jenë prekur sot nga greva e stafit tokësor të Lufthansa, e cila vazhdon që nga ora 04:00 e mëngjesit të sotëm.

Sipas një njoftimi të organizatës sindikale Ver.di, më shumë se gjysma e punëtorëve në aeroportin e Frankfurtit po marrin pjesë në demonstrata, ndërsa e njëjta pamje është edhe në aeroportin e Mynihut.

Punëtorët në aeroportet e Berlinit dhe Hamburgut po marrin pjesë gjithashtu në grevën 27-orëshe. Orari i fluturimeve në Dusseldorf po ecën pa probleme. Në total, Lufthansa tashmë ka anuluar rreth 80-90% të rreth 1000 fluturimeve të saj të planifikuara për sot.

Linja ajrore gjermane lajmëron klientët: Greva e stafit tokësor të Lufthansa-s po vazhdon – Të paktën 800 fluturime janë anuluar pasi nuk ka staf tokësor për t’i shërbyer atyre. Ata që do të udhëtonin brenda Gjermanisë dhe mund të arrijnë në destinacionin e tyre me hekurudhë, mund të përdorin biletën e tyre ajrore për këtë qëllim.

Greva përfundon nesër në orën 07:10, por trafiku nuk pritet të qetësohet para të premtes. Fluturimet e kompanive të tjera të Grupit Lufthansa, Eurowings, Swiss, Austrian dhe Brussels Airlines, nuk preken nga protestat.

Në negociatat kolektive të vazhdueshme, punëtorët kërkojnë rritje të pagave 12.5% ​​ose të paktën 500 euro në muaj dhe një “kompensim inflacioni” të vetëm prej 3000 euro. Raundi tjetër i negociatave është caktuar për 12 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco