Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Akuzat e Izraelit, Guterres takim në Nju Jork me donatorët kryesorë të UNRWA

Akuzat e Izraelit, Guterres takim në Nju Jork me donatorët kryesorë të UNRWA

09:10, 30/01/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të takohet këtë të martë në Nju Jork me “donatorët kryesorë” të agjencisë palestineze të refugjatëve (Unrwa), 12 punëtorët e së cilës akuzohen se janë përfshirë në sulmin e Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor.

“Në nivel personal, sekretari i përgjithshëm është i tronditur nga akuzat kundër punëtorëve të Unrwa,” tha Stephane Dizaric, përfaqësuesi i Antonio Guterres.

“mesazhi i tij për donatorët, veçanërisht ata që kanë pezulluar kontributet e tyre, është që të paktën të sigurojnë që agjencia të vazhdojë të funksionojë ndërsa ne kemi dhjetëra mijëra staf të përkushtuar që punojnë në rajon”, deklaroi Dizaric.

Guterres u takua mëngjesin e së hënës “me përfaqësuesen e përhershme të SHBA-së në OKB”, ambasadoren Linda Thomas-Greenfield dhe do të ketë një takim në Nju Jork me donatorët kryesorë të UNRWA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco