Lajmi i fundit

S’ka ‘mrekulli’ për Arsenalin, Manchester City shpallet kampion në Angli

Turqia i thotë Britanisë se nevojitet një armëpushim urgjent në Gaza

Turqia i thotë Britanisë se nevojitet një armëpushim urgjent në Gaza

12:28, 26/01/2024
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan i tha homologut të tij britanik David Cameron gjatë një takimi në Stamboll të premten se duhej një armëpushim i menjëhershëm në Gaza, raporton Reuters, duke cituar një burim diplomatik turk.

Burimi tha se të dy ministrat u takuan për rreth 90 minuta, të ndjekura nga bisedimet ndërmjet delegacioneve dhe diskutuan për luftën në Gaza, lidhjet dypalëshe dhe ratifikimin nga Turqia të kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO.

Fidan i tha Cameron se një armëpushim i plotë dhe i menjëhershëm dhe një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez është e nevojshme në Gaza për paqe të qëndrueshme, shtoi burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco