Izraeli: Sulmi ndaj Hezbollahut në fillim të luftë do të ishte një gabim i madh strategjik

Izraeli: Sulmi ndaj Hezbollahut në fillim të luftë do të ishte një gabim i madh strategjik

13:16, 19/01/2024
A+ Aa A-

Ministri izraelit i kabinetit të luftës dhe ish-shefi i shtabit, Gadi Eisenkot, konfirmoi raportimet se në fillim të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, një sulm parandalues izraelit kundër milicive libaneze të Hezbollahut u anulua në minutën e fundit.

Gadi foli në një intervistë të gjerë me programin investigativ Uvda që u transmetua të enjten në televizionin izraelit Channel 12, hera e parë që ai ka folur në publik për trajtimin e tij të luftës.

Ministri tha se ai ishte ndër ata që kundërshtuan një sulm parandalues ndaj Hezbollahut në atë që ai e përshkroi si një mbledhje të stuhishme të kabinetit më 11 tetor, të cilën ai tha se e bëri zërin e tij të ngjirur nga të bërtiturat.

Një sulm i tillë do të kishte qenë një “gabim strategjik” dhe me gjasë do të kishte ndezur një luftë rajonale, tha Eisenkot, duke thënë se kundërshtimet e forta të ngritura nga ai dhe të tjerët në mbledhjen e kabinetit ishin çelësi për të shmangur sulmin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco