Bombardimet nuk i ndalin rebelët, SHBA: Nuk duam luftë, por sulmet do të vazhdojnë

Bombardimet nuk i ndalin rebelët, SHBA: Nuk duam luftë, por sulmet do të vazhdojnë

13:13, 19/01/2024
A+ Aa A-

Tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta. Rebelët Houthi ndërmorën një valë të re sulmesh raketore ndaj anijeve në pronësi të Shteteve të Bashkuara të enjten, pasi presidenti amerikan Joe Biden, deklaroi se sulmet amerikane nuk e kishin frenuar fushatën e militantëve në detin e kuq.

Pentagoni tha se nuk ishin shkaktuar dëme ose plagosje pasi rebelët lëshuan dy raketa ndaj anijes MV Chem Ranger. Sulmi pasoi një raund të 5-tësulmeve nga forcat amerikane dhe britanike kundër militantëve që kontrollojnë pjesë të Jemenit ditën e enjte. I pyetur nga gazetarët nëse bombardimet kundër huthëve po funksiononin, Biden u përgjigj: Nëse po pyesni nëse po i ndalojnë ato rebelët Huthi? Jo. A do të vazhdojë? Po”, tha ai.

Komanda qendrore amerikane që mbikëqyr operacioni amerikane në Lindjen e Mesme tha në një deklaratë se kishte ndërmarrë sulme ndaj dy raketave kundër anijeve të rebelëve Huthi, të cilat synonin të godisnin shënjestra në Detin e Kuq ditën e enjte. Por, megjithëse përplasjet po intensifikohen, Pentagoni sqaroi se SHBA nuk është në luftë me militantët në Jemen. Sipas autoriteteve, veprimet e Uashingtonit janë të një natyre mbrojtëse. Në një fjalim me tone të ashpra të enjten, lideri i Huthëve tha se për ta konfrontimi direkt me Izraelin, SHBA dhe Britaninë e Madhe ishte një nder i madh. Sulmet e rebelëve ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare në detin e kuq nisën në nëntor, si një formë solidariteti me palestinezët. Si kundërpërgjigje SHBA dhe Britania e Madhe nisën sulmet ajrore ndaj pozicioneve Huthi më 11 janar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco