12 të vdekur nga përmbytja varka me nxënës shkolle në Indi

12 të vdekur nga përmbytja varka me nxënës shkolle në Indi

13:03, 19/01/2024
A+ Aa A-

Të paktën 12 fëmijë dhe dy mësuesit u mbytën në Indi, kur varka me të cilën po udhëtonin gjatë një pikniku u përmbys në një liqen në shtetin Gujarat.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin nga uji 19 nxënës dhe dy mësues të tjerë, të cilët po i nënshtrohen trajtimit në një spital aty pranë.

Ndërsa shkaku i incidentit nuk dihet ende, dëshmitarët okularë thonë se varka ishte e mbushur përtej kapacitetit të saj prej 14 pasagjerësh. Shumë prindër kanë pretenduar se fëmijët nuk kanë pasur jelekë shpëtimi dhe kanë akuzuar autoritetet se rrezikojnë jetën e tyre duke shkelur normat e sigurisë.

“Ky incident është rezultat i neglizhencës…ka përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të sistemit, qeverisë dhe shkollës,” tha një prind. Disa prindër kanë pretenduar se nuk ishin të informuar për udhëtimin me varkë dhe incidentin. Qeveria e Gujarat ka urdhëruar një hetim për incidentin dhe ka kërkuar një raport brenda 10 ditëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco