Trump: Obama vrau civilë dhe po mbrohet me imunitetin presidencial

Trump: Obama vrau civilë dhe po mbrohet me imunitetin presidencial

10:38, 19/01/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, iu përgjigj kritikëve të tij, që thonë se nuk duhet mbrojtur me imunitetin presidencial.

Ai tha se nëse presidentit i hiqet imuniteti, ai nuk do jetë në gjendje të veprojë siç duhet, për shkak se kundërshtarët do mendojnë gjithmonë se si të hartojnë strategji për ta ndjekur penalisht rivalin e tyre.

“Unë nuk po flas për veten time. Unë po flas se si çdo president duhet të ketë imunitet, sepse nëse i hiqni imunitetin presidentit, që është kaq i rëndësishëm, do të keni një president që nuk do të jetë në gjendje të bëjë gjë,” tha ai për Fox News.

“Kur ai të largohet nga detyra, partia kundërshtarë do ta padisë presidentin se ka bërë diçka që duhej bërë më mirë,” tha ai duke sjellë shembuj konkretë.

“Obama hodhi raketa dhe ato përfunduan duke goditur një kopsht fëmijësh, një shkollë apo një bllok apartamentesh. Shumë njerëz u vranë. Epo nëse është kështu, ai duhej të përfundonte i paditur kur u largua nga detyra,” tha Trump.

Një raport i publikuar nga gazeta ‘New York Times’ raporton se gjatë administratës së Obamës janë vrarë mes 64 dhe 115 civilë në 542 sulme ajrore.

Trump tha se Obama ka pasur qëllime të mira, por nëse nuk do kishte imunitet presidencial, gjërat mund të ishin ndryshe.

Trump tha se për më tepër, Biden ka më shumë arsye për të ruajtur imunitetin presidencial.

“Ai e ka vrarë vendin tonë me politikat e tij. Kufiri është një katastrofë. Çdo gjë që bën ai, është një fatkeqësi. Ajo që bëri në Afganistan është momenti më i sikletshëm në historinë e vendit tonë,” tha Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco