Lajmi i fundit

Vdes në Zvërnec një turiste gjermane

Teslat braktisen në mes të rrugës pasi i ftohti ekstrem shkarkon bateritë

Teslat braktisen në mes të rrugës pasi i ftohti ekstrem shkarkon bateritë

10:42, 18/01/2024
A+ Aa A-

Teslat u braktisën nga shoferët amerikanë pasi stacionet e karikimit nuk e përballuan dot motin arktik që përfshiu pjesë të mëdha të vendit.

Karikimi i një Tesle duhet të zgjasë rreth 45 minuta, por sipas shoferëve, makinat elektrike duhet të futen në prizë për të paktën dy orë në kushte akulli, shkruan TheTelegraph.

Ky problem ka bërë që disa pronarë në Çikago të heqin makinat e tyre nga ana e rrugës pasi temperaturat në qytet ranë në -18C, duke shënuar motin më të ftohtë që nga viti 1996.

U përdorën rimorkiatorë për të lëvizur automjetet e ngecura, ndërsa në stacionet e karikimit u krijuan radhë të gjata.

"Kam më shumë se pesë orë në këtë pikë dhe ende nuk kam arritur të karikoj makinën time," tha shoferi i Teslës Brandon Welbourne për CBS News Chicago.

Z. Welbourne shtoi se kishte parë të paktën 10 automjete, të cilat kushtonin më shumë se 38,990 dollarë, duke u tërhequr pasi u ranë bateritë.

Pronari tjetër Tyler Beard i tha Fox 32 se bateria e makinës së tij kishte mbetur 0 për qind pavarësisht se ishte përpjekur ta karikonte për tri orë për dy ditë rresht.

"Kjo është çmenduri. Është një katastrofë,” tha Chalis Mizelle, në të njëjtën media, para se të braktiste makinën e saj dhe të largohej me makinën e një miku. Manualet e Teslës ofrojnë këshilla se si të përballesh me motin e ftohtë. Aplikacioni i saj ka një konfigurim për shkrirjen e një makine, i cili gjithashtu synon të ngrohë baterinë e tensionit të lartë të çdo automjeti nëse është e nevojshme.

Moti i ftohtë mund të kërkojë më shumë fuqi baterie, sepse është e nevojshme për të ngrohur makinën, si dhe për të fuqizuar motorin. Drejtuesve u jepet një paralajmërim me një ikonë blu floku dëbore në panelin e instrumenteve të automjetit të tyre.

Teslat dominojnë tregun e makinave elektrike në SHBA, me firmën e Elon Musk-ut që përbënte 55 për qind të 1.2 milionëve të shitura vitin e kaluar. Në total, ka më shumë se tre milionë automjete elektrike në rrugët amerikane dhe 135,000 stacione karikimi publik në të gjithë vendin.

Administrata e Joe Biden-it dëshiron që gjysma e të gjitha automjeteve të reja të jenë elektrike deri në vitin 2030. Zoti Biden e mbështeti iniciativën në një sesion fotografik dy vjet më parë, ku ai mori timonin e një kamioni të ri elektrik Ford dhe deklaroi "qenka i shpejtë dreqi" ndërsa u largua me shpejtësi marramendëse.

Përktheu: Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco