Dhjetë aeroportet më të pastra në botë, vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë, vetëm një është në Evropë

09:25, 04/05/2024
A+ Aa A-

Trafiku ajror global ka 8.5 miliardë pasagjerë çdo vit dhe pastërtia e aeroportit është një nga aspektet më të rëndësishme për pasagjerët.

Ueb-faqja britanike e renditjes dhe vlerësimit të aviacionit, Skytrax ka publikuar një listë të aeroporteve më të pastra në botë.

Në listë është vetëm një aeroport evropian, pikërisht aeroporti zviceran i Cyrihut, i cili pozicionohet në vendin e 10-të.

Në vend të parë është aeroporti Haneda i Tokios, raporton euronews.

Skytrax vlerësoi pastërtinë e dyshemeve, ulëseve, tualeteve dhe sipërfaqeve të tjera.

“Pas pandemisë COVID-19, standardet e pastërtisë së aeroportit janë bërë shumë më të rëndësishme për klientët”, thotë Skytrax.

“Aeroportet që mbajnë këto standarde më të larta shquhen për rezultatet më të mira të pastërtisë në aeroporte”, shtoi kompania britanike.

Në Amerikën e Veriut më së miri renditet ai i Vancouverit në Kanada ndërsa në Amerikën e Jugut vlerësohet Quito i Ekuadorit.

Në Afrikë, Cape Town zuri vendin e parë, Brisbane fitoi për rajonin Australi/Paqësor.

Renditja e dhjetë aeroporteve më të pastra në botë duket kështu:

Haneda (Japonia)

Seul Incheon (Koreja e Jugut)

Changi (Singapori)

Doha Hamad (Katari)

Centrair Nagoya (Japonia)

Narita (Japonia)

Kansai (Japonia)

Hong Kong

Taoyuan (Tajvan)

Zurich (Zvicra)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco