Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Raketat ruse S-300 bien mbi Kharkiv, Zelensky: Na duhet më shumë armë, Putin nuk do të ndalet tek ne

Raketat ruse S-300 bien mbi Kharkiv, Zelensky: Na duhet më shumë armë, Putin nuk do të ndalet tek ne

10:58, 11/01/2024
A+ Aa A-

Rusia vijon fushatën agresive të bombardimeve ajrore rreth Ukrainës. Dy raketa S-300 goditën një hotel në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, duke plagosur 11 persona. Imazhe të publikuara nga Shërbimi i emergjencës civile treguan hotelin e dëmtuar rëndë dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes. Sipas guvernatorit Oleh Synehubov mes të lënduarve ishin edhe gazetarë turq. Autoritetet thonë se në momentin e sulmit të ndodhur rreth orës 22:30 të së mërkurës, në hotel nuk kishte asnjë prani ushtarake por vetëm 30 civilë. 9 prej të plagosurve u dërguan në spital, përfshirë një i moshuar në gjendje të rëndë.

“Më shumë se gjysma e dhomave të hotelit ishin të prenotuara. Fatmirësisht nuk kemi të vdekur, por 2 persona janë plagosur rëndë. Mes të lënduarve 1 është gazetar i huaj”, tha Volodymyr Tymoshko, kreu i Policisë kombëtare në Ukrainë.

Moska ka intensifikuar sulmet ajrore kundër qyteteve ukrainase gjatë 2 javëve të fundit duke shkaktuar dhjetëra viktima. Kievi është kundërpërgjigjur duke shënjestruar qytetin kufitar të Belgorodit në Rusi, ku ka hedhur raketa e dronë, duke vrarë të paktën 25 civilë. Kjo ka detyruar Moskën të nisë evakuimin e qindra fëmijëve në qytezën kufitare drejt kampeve të pushimeve, larg ukrainës, për qëndrim 3 javor.

Gjatë një vizite në Lituani të mërkurën, presidenti Volodymir Zelensky i bëri thirrje aleatëve perëndimor t’i sigurojnë më shumë armatime, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore. Sipas Zelensky-t, Putin nuk do të ndalet derisa të shkatërrojë Ukrainën. “Ai do të na pushtojë plotësisht”, tha Zelensky që paralajmëroi se shtetet balltike dhe Moldavia mund ta kenë radhën pas Ukrainës. Mes përpjekjeve intensive të Ukrainës për te ruajtur furnizimin jetësor me armë, NATO deklaroi të mërkurën se ka në plan t’i sigurojë miliarda dollarë ndihma të tjera ushtarake Kievit gjatë këtij viti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco