Rebelët houthi ndërmarrin sulmin më të madh në Detin e Kuq, amerikanët rrëzojnë dhjetëra dronë

Rebelët houthi ndërmarrin sulmin më të madh në Detin e Kuq, amerikanët rrëzojnë dhjetëra dronë

08:36, 10/01/2024
A+ Aa A-

Marina amerikane bën me dije se ka rrëzuar gjatë ditës së fundit 24 raketa dhe dronë të lëshuar nga rebelët houthi në Jemen, në një nga sulmet më të mëdha në Detin e Kuq në muajt e fundit.

Lajmin e raporton CNN, duke cituar dy zyrtarë të Pentagonit. Sipas vlerësimeve fillestare, nuk ka pasur anije të dëmtuara nga sulmet dhe as viktima pas lëshimit masiv të dronëve dhe raketave.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë përsëriti qëndrimin se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha në një konferencë me gazetarët se nuk është ende momenti për një armëpushimi, i cili nëse do të ndodhte tani do të sillte përfitime vetëm për Hamasin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco