Tjetër vrasje e mistershme, paralajmëroi se do të denonconte ‘korrupsionin gjigant’ të Putinit, gjendet i vdekur gazetari rus

Tjetër vrasje e mistershme, paralajmëroi se do të denonconte ‘korrupsionin gjigant’ të Putinit, gjendet i vdekur gazetari rus

11:03, 09/01/2024
A+ Aa A-

Një gazetar rus, reporter i luftës, në rrethana ende misterioze është gjetur i pajetë në rrugë. Ngjarja vjen fill pas deklaratës së tij se do të publikonte detaje të reja të ‘korrupsionit gjigant’ në qytetin ukrainas të pushtuar nga Vladimir Putin, Mariupol.

Sipas mediave ndërkombëtare, trupi i Alexander Rybin, 39 vjeç, u zbulua në anë të një rruge pranë Shakhty, në rajonin Rostov të Rusisë, të shtunën.

Ai është i fundit në një seri vdekjesh misterioze të lidhura me mediat në mes të luftës së presidentit rus kundër Ukrainës. Rybin vdiq pas një vizite në Mariupolin e pushtuar, ku gjatë raportimeve kritikoi regjimin e Putinit për ngadalësinë e tij në rindërtimin e qytetit të shkatërruar nga lufta.

Por kritikoi ‘korrupsionin gjigant’ dhe u zotua të zbulojë më shumë detaje në një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin e majtë në internet Rabkor pas kthimit në Moskë.

Në vend të kësaj, ai u gjet i vdekur në një autostradë pranë qytetit të Shakhty, i cili ndodhet rreth 20 milje nga kufiri ukrainas dhe 130 milje nga Mariupol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco